Politike

28 Prill 2021, 18:44 Nga DOSJA

TIRANË– Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi ka paralajmëruar të gjithë numëruesit dhe komisionerët të cilët përfshihen në tjetërsime votash. Në një status në rrjetet sociale, Celibashi shkruan se çdo person që cënon votën e një kandidati, rrezikon deri në 7 vite burgim.

Celibashi shton se KQZ disponon pamjet filmike të vlerësimit e çdo vote, të bërë në fazën e nxjerrjes së rezultatit për partitë dhe koalicionet dhe se çdo pretendim është lehtësisht i verifikueshëm.

“Cënimi i votës së çdo kandidati do të ketë si pasojë sanksion penal deri në 7 vite burgim, për këdo nga numëruesit apo komisionerët e përfshirë. KQZ disponon pamjet filmike të vlerësimit e çdo vote, të bërë në fazën e nxjerrjes së rezultatit për partitë dhe koalicionet,”- shruam Celibashi.

LAJM KRYESOR: NË KOHË REALE! Faza e dytë, numërimi i votave të kandidatëve! Gara për vendin në Kuvend bëhet e fortë. Përfundon procesi në Kukës e Poliçan, Balla ‘parakalon’ Ramën

(f.m/Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike ilirjan celibashi votat e kandidateve 2021 ilirjan celibashi votat e kandidateve 2021

Sondazh

Poll