Politike

U SFIDUAN FUQINË! Kush janë kandidatët që u lanë jashtë vendeve të sigurta në lista dhe po thyejnë herësin, djali i Aq

28 Prill 2021, 18:49 Nga DOSJA
U SFIDUAN FUQINË! Kush janë kandidatët që u lanë

TIRANË– Kadidatët që kishin sfidën më të madhe në këto zgjedhje ishin ata që u lanë jashtë vendeve të sigurta në lista. Atyre u duhej që të thyenin herësin për tu ulur në Kuvendin e ri të Shqipërisë.

Nga të dhënat e ndjekura hap pas hapi nga Dosja.al vihet re se në Tiranë është Fatmir Xhafaj ai që ka sjellë surpriza. I renditur në vendin e 23-të, Xhafaj kishte përpara një test për të treguar se sa do të ishte numri i qytetarëve që do ta donin në Parlament këtë herë.

Deri më tani ai numëron 6441 vota, dhe është i dyti për nga numri i të votuarve, pas Belinda Ballukut. Por personi i tretë që vjen në këtë listë është Orlando Rakipi, djali i Aqif Rakipi, i cili është renditur i 30-i në listën e PS-së në Tiranë. Ai numëron 3991 duke lënë kështu pas Elisa Spiropalin dhe emra të tjerë me eksperiencë politike.

Në qarkun e Elbasanit, më i votuari nga radhët e PD-së është Luçiano Boçi. Ai ka marrë 8515 vota dhe edhe pse është renditur i shtati në listë dhe ka ngelur jashtë fituesve, duke se do të vijë në Parlament.

Në Qarkun e Fierit është Agron Kapllanaj ai që është lënë jashtë listës fituese si deputet, por ka marrë 7801 vota, duke kaluar i dyti në këtë qark pas Erion Braçe që ka marrë 8396 vota.

Në qarkun e Vlorës, Gëzim Ademaj kandidat i Partisë Demokratike ka marrë 3227 vota.

Në Qarkun e Korçës, kandidati Andrea Mano ka marrë shumë vota se kandidatët që aktualisht janë shpallur fitues. Ai renditet i katërti në listë për numri i votave në qark, ndërsa vendin e parë e mban Niko Peleshi me 11091 vota.

Në qarkun e Beratit, Bujar Hoxhaj ka marrë 3200 vota, duke ua kaluar edhe atyre që janë në listën fituese.

Në qarkun e Shkodrës, Bardh Spahia ka marrë 5405 vota edhe pse u la jashtë vendeve të sigurta.

LAJM KRYESOR: NË KOHË REALE! Faza e dytë, numërimi i votave të kandidatëve! Gara për vendin në Kuvend bëhet e fortë. Përfundon procesi në Kukës e Poliçan, Balla ‘parakalon’ Ramën

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike votat e kandidateve 2021 zgjedhjet 25 prill 2021 votat e kandidateve 2021 zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll

Politike 28 Prill 2021, 18:47

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar Edi Ramën për fitoren e zgjedhjeve të 25 prillit. Me anë të një oistimi në Facebook, Kurti ka është sh...

Politike 28 Prill 2021, 18:44

TIRANË– Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi ka paralajmëruar të gjithë numëruesit dhe komisionerët të cilët përfshihen në tjetërsime votash. Në një sta...