Politike

Kërkoi largimin e Bashës, flet për herë të parë Bujar Nishani: Prita reflektim nga lideri, doli tha me gjysmë zëri që n

28 Prill 2021, 19:13 Nga DOSJA
Kërkoi largimin e Bashës, flet për herë të parë

TIRANË– Kreu i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Bujar Nishani ka folur për herë të parë një ditë pasi kërkoi publikisht largimin e Lulzim Bashës nga drejtimi i PD-së. 

I ftuar në “Çim Peka Live:, Nishani tha se ai ka pritur fillimisht që të ketë një reflejtim nga vetë lideri, por që Basha sipas Nishanit, ka dalë dhe ka thënë me gjysmë zëri se nuk do t’i njohë zgjedhjet e 25 prillit. 

Pjesë nga biseda:

Bujar Nishani: Unë kam pritur që të mbaronte numërimi. Gjithçka u kuptua që në tetë orarëshin e parë. Kur ka fitore, fituesi nuk gjykohet, kur ka humbje, pritet të mbarojë numërimi. Më pas 24 orë ka reflektim nga lideri dhe para deklaratës së Bashës nga ana ime nuk ka bërë asgjë. Dje Bahsa pranoi rezultatin e zgjedhjeve. BE pranoi rezultatin, OSBE-ODIHR. Nëse PD-ja u thotë shqiptarëve me gjysmë zëri se ne nuk i njohim zgjedhjet, kjo është e papranueshme. Më vjen shumë keq. Unë e kam denoncuar modelin e Ramës më fort se Basha.

Çim Peka: Nëse keni prova se zgjedhjet janë manipuluar dhe nga ana e ambasadorëve u kërkohet që të njihen zgjedhje ç’do të bëni?

Bujar Nishani: Nëse kam prova, abdolutisht që nuk do t’i pranoja zgjedhjet.

Çim Peka: Edhe nëse do ta kërkonin ndërkombëtarët?

Bujar Nishani: Sigurisht.

(f.m/Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike bujar nishani doreheqja e lulzim bashes bujar nishani doreheqja e lulzim bashes

Sondazh

Poll

Politike 28 Prill 2021, 18:47

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar Edi Ramën për fitoren e zgjedhjeve të 25 prillit. Me anë të një oistimi në Facebook, Kurti ka është sh...

Politike 28 Prill 2021, 18:44

TIRANË– Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi ka paralajmëruar të gjithë numëruesit dhe komisionerët të cilët përfshihen në tjetërsime votash. Në një sta...