Politike

28 Prill 2021, 18:47 Nga DOSJA

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar Edi Ramën për fitoren e zgjedhjeve të 25 prillit. Me anë të një oistimi në Facebook, Kurti ka është shprehur se Kosova dhe Shqipëria nuk bëjnë dot pa njera-tjetrën dhe ka uruar që të shtohet bashkëpunimi mes Kosovës dhe Shqipërisë. Kurti gjithashtu ka shkruar se institucionet në Shqipëri duhet që të sqarojnë çdo paqartësi dhe se e drejta e votës nuk duhet t’i preket askujt.

Postimi i plotë:

Sipas rezultateve paraprake të shpallura nga KQZ në Republikën e Shqipërisë, Partia Socialiste dhe kryeministri Edi Rama ka fituar zgjedhjet parlamentare. Kosova nuk mundet pa Shqipërinë e Shqipëria nuk mundet pa Kosovën, prandaj e përgëzoj kryeministrin e Shqipërisë Edi Ramën për rezultatet, dhe uroj që së bashku, si shqiptarë, të shtojmë bashkëveprimin mes nesh në të gjithë sektorët, si dhe t’i afrojmë standardet evropiane sa i përket demokracisë, zhvillimit ekonomik, drejtësisë e mirëqenies. Njëkohësisht uroj që institucionet në Shqipëri të sqarojnë çdo paqartësi në lidhje me procesin zgjedhor që askujt të mos i preket e drejta e votës, mbi të cilën themelohet demokracia përfaqësuese. Këto janë pritshmëritë e shqiptarëve, andaj, të punojmë së bashku.

Urimi i Kurtit për Ramën ka ardhur dy ditë nga shpallja e rezultatit në KQZ, ku PS fitoi 74 mandate.

(I.A/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike albin kurti edi rama zgjedhjet 25 prill 2021 albin kurti edi rama zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll

Politike 28 Prill 2021, 18:44

TIRANË– Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi ka paralajmëruar të gjithë numëruesit dhe komisionerët të cilët përfshihen në tjetërsime votash. Në një sta...