Politike

Mark Marku paralajmëron publikimin e përgjimeve: Tom Doshi ka blerë deputetë, 400-1000 euro për familje, nesër dalin video

28 Prill 2021, 19:29 Nga DOSJA
Mark Marku paralajmëron publikimin e përgjimeve: Tom Doshi ka

TIRANË– Kandidati për deputet në listat e Partisë Demokratike Mark Marku ka paralajëmruar se nesër, Partia Demokratike do të publikojë video-përgjime ku do të shihet se si janë blerë vota.

I ftuar në “Open”, Marku shënjestroi Tom Doshin, dhe tha se ai ka blerë deputete për t’i futur në Parlament, duke dhënë 400 deri në 1000 euro për familje. 

Pjesë nga biseda:

Mark Marku: Ka 3 deputetë të blerë të futur në parlament. Fakti është brenda. Na kërkoni neve faktet, i kemi të gjitha faktet. Ju mendoni se PSD mund të merrte 3 deputetë? 4 i ka marrë në kohën e Gjinushit dhe duke ia falur. Ajo është parti e shitur, ia ka blerë Skënder Gjinushit. E dinë sa lekë, 400 deri në 1000 euro familja. Do dalin të gjitha të përgjuara dhe të faktuara.

Carlo Bollino: Kush e ka përgjuar?

Mark Marku: Ne. E kemi ndjekur. Ua marrim policëve të tu. Votat janë blerë me vende pune, janë blerë me para në dorë, nesër dalin videot. Ka dhunim të komisionerëve, ka pushime nga puna të personave të administratës publike.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike mark marku tom doshi zgjedhjet 25 prill 2021 mark marku tom doshi zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll

Politike 28 Prill 2021, 18:47

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar Edi Ramën për fitoren e zgjedhjeve të 25 prillit. Me anë të një oistimi në Facebook, Kurti ka është sh...

Politike 28 Prill 2021, 18:44

TIRANË– Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi ka paralajmëruar të gjithë numëruesit dhe komisionerët të cilët përfshihen në tjetërsime votash. Në një sta...