Politike

Zgjedhjet e 25 prillit, ambasadori britanik vë theksin tek denoncimet: Institucionet shqiptare të hetojnë të gjitha parregul

28 Prill 2021, 17:11 Nga DOSJA
Zgjedhjet e 25 prillit, ambasadori britanik vë theksin tek denoncimet:

TIRANË– Ambasadori britanik Duncan Norman ka uruar kryeministrin Edi Rama për fitoren e një mandate të tretë. Në një deklaratë zyrtare, Norman shkruan se ato që duhen parë me përparësi janë parregullsitë e pretenduara në lidhje me procesin zgjedhor.

Ambasadori u bën thirrje të gjithë intitucioneve që të nisin hetimet për pretendimet e ngritura.

Urime Kryeministit Edi Rama dhe Partisë Socialiste për rezultatin në zgjedhjet parlamentare, si dhe qytetarëve për pjesëmarrjen e tyre, pavarësisht kufizimeve të COVID19. Theksojmë gjithashtu fushatën e bazuar në programe që zhvilloi Partia Demokratike si dhe rritjen e shënuar në rezultat.

Mbretëria e Bashkuar ka mbështetur  dhe ka ndjekur nga afër përgatitjen dhe organizmin e zgjedhjeve të 25 prillit. Pamë me kënaqësi zbatimin e legjislacionit zgjedhor dhe pjesëmarrjen e gjerë të qytetarëve në votim. Inkurajojmë gjithashtu institucionet shqiptare të hetojnë të gjitha parregullsitë e pretenduara në lidhje me procesin zgjedhor,”- shkruan Norman.

(f.m/Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike duncan norman zgjedhjet 25 prill 2021 duncan norman zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll