Politike

Zgjedhjet 2021/ Peter Zingraf u bën thirrje organeve të drejtësisë: Akuzat dhe ankesat për shitblerjen e votës të trajtoh

28 Prill 2021, 16:42 Nga DOSJA
Zgjedhjet 2021/ Peter Zingraf u bën thirrje organeve të

TIRANË– Ambasadori gjerman Peter Zingraf u ka bërë thirrje organeve të drejtësisë në vend që çdo ankesë dhe denoncim për shitblerje votash të trajtohet me vendosmëri dhe shpejt.

Përmes një deklarate të shkruar në faqen zyrtare të ambasadës gjermane, Zingraf shkruan se procesi i zgjedhjeve të 25 Prillit, në tërësi ka shkuar mirë, por që duhet pritur për raportin përfundimtar të OSBE-ODIHR.

Ai shton më tej se përmbajtja e subjekteve politike në ditën e zgjedhjeve duhet përgëzuar si dhe uron kryeministrin Edi Rama për fitoren e mandatit të tretë.

Deklarata e plotë:

Dita e zgjedhjeve të dielën e shkuar rrodhi e qetë dhe thuajse kudo e paqtë. Fakti, që një numër i madh qytetaresh dhe qytetarësh shqiptarë dhanë votën e tyre, bën të qartë dëshirën për të bashkëvendosur. Kodi i ri zgjedhor e kaloi me sukses testin e tij të parë. Procesi zgjedhor vijoi përgjithësisht pa fërkime, administrata zgjedhore në nivel qendror dhe lokal bëri një punë të mirë – falënderimi im u takon atyre. Ne kemi ndjekur raportin paraprak të OSBE/ODIHR dhe jemi duke pritur atë përfundimtar. Të gjitha akuzat dhe ankesat, që kanë të bëjnë me zgjedhjet, mes tyre edhe ato për shitblejren e votës, duhet të trajtohen pa vonesë dhe me vendosmëri – në këtë pikë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe organet e drejtësisë duhet të marrin përsipër një përgjegjësi të rëndësishme. Vetëpërmbajtja dhe maturia e shumë kandidateve dhe kandidatëve ditën e zgjedhjeve meriton respekt. Unë shpresoj që të gjithë aktorët politikë të kenë edhe në të ardhmen një qasje konstruktive dhe bashkëpunuese ndaj njëri-tjetrit. Krahas kësaj presim që ata të njohin rezultatin e zgjedhjeve.

Për ne me rëndësi vendimtare është rruga e mëtejshme e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE. Unë pres që të gjitha partitë dhe aktorët politikë të kontribuojnë në mënyrë aktive në këtë drejtim dhe që përmes reformash të tjera të bëhen hapa përpara. Përgëzoj Partinë Socialiste për fitoren. Qeveria e saj do të ketë një funksion kyç në këtë proces reformash. Po kështu përgëzoj edhe Partinë Demokratike, e cila ka mundur të shënojë një rritje të konsiderueshme krahasuar me zgjedhjet e fundit. Një demokraci e shëndetshme ka nevojë për një opozitë të fortë parlamentare si dhe për përfshirjen dhe kontributin e saj aktiv, për shembull në ligje dhe vendime që kërkojnë shumicë të cilësuar. Gjermania do të vazhdojë ta shoqërojë dhe mbështesë Shqipërinë edhe më tej në rrugën e saj.

LAJM KRYESOR: Zgjedhjet 2021/ PD s’e përtyp humbjen, shpresa tek votat e pavlefshme, Alibeaj: Mund të përmbyset gjithçka. LSI: Na kanë tjetërsuar votat. SHBA njeh rezultatin: Përgëzojmë Opozitën dhe kryeministrin Rama

(f.M/DOSJA.AL)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike peter zingraf zgjedhjet 25 prill 2021 peter zingraf zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll