Celibashi: Pjesëmarrja në zgjedhje, 46.32%, PD, LSI dhe 2 komisariate duan pamjet filmike të numërimit të votave
28 Prill 2021, 12:55Nga DOSJA
TIRANE- Ilirjan Celibashi, kryetar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve deklaroi sot se pjesëmarrja në zgjedhje është 46.32%. Celibashi tha se pjesëmarrja e grave ka qenë e lartë. Gjithashtu, ai tregoi se është kërkuar një verifikim i pamjeve filmike nga disa subjekte politike që kërkojnë të shohin numërimin e votave.
Ilirjan Celibashi:Tashmë që është mbyllur komplet procesi i nxjerrjes së rezultatit për 5199 qendra votimi, në lidhje me pjesëmarrjen, shifrat janë këto: Shifrat që do të jap më poshtë bazohen në tabelat e rezultateve dhe sipas tyre 46.32% nga këto, 46.7% janë gra dhe pjesa e ngelur janë burra. Ka pasur disa kërkesa nga institucione dhe subjekte për të marrë pamjet filmike të procesit të numërimit të votave. Ka kërkuar kom.1, kom2., PD, LSI gjithashtu kanë kërkuar pamjet filmike dhe të qëndrave të votimit. Po vlerësojmë kërkesat. Ka kërkuar edhe kandidati Asllan Dogjani. Këto janë për momentin infot. Problematikat kanë qenë nga më të ndryshmet. Ka patur tentativë për rivlerësim tjetër, sidomos për fletët e pavlefshme.
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka qënë ditën e sotme i pranishëm në Thumanë, aty ku ka ndjekur nga afër procesin e rindërtimit. Në praninë e ministrit...
TIRANE– Kryetari i KQZ, Ilirjan Celibashi ka deklaruar sot se procesi zgjedhor është drejt fundit. Celibashi tha se nuk ka probleme të mëdha, ndërsa konfirmoi s...
TIRANË– Teksa kanë kaluar tre ditë nga zgjedhjet në Shqipëri, rezultatet janë në fokus të mediave ndërkombëtare. Marrja e mandatit të tretë nga kryeministr...
TIRANË– Kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla ka paralajmëruar shkarkimin e Metës nga presidenca. Me anë të një postimi të bërë në ...
SHKODËR– Shkodra është një prej kampeve të “nxehta” të luftës mes socialistëve për një vend në Kuvend. Maxhoranca ka fituar 3 mandate në qarkun që konsider...
TIRANË– Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, i ftuar përmes një lidhje direkte me studion e lajmeve në “News 24”, u ndal në deklaratat e Presidentit të Re...
TIRANË– Zëdhënësi i presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi ka sqaruar pozicionin dhe premtimin e bërë nga kreu i shtetit për t’u dorëhequr nga posti nëse kryem...
TIRANË– Procesi i numërimit të votave për kandidatët ka nisur tashmë në Durrës. Edi Rama kryeson me 64 vota, më pas vjen Lefer Koka me 24, i ndjekur nga Mi...
TIRANË– Kandidatja e Partisë Socialiste për deputete, Ermonela Felaj i ka dërguar një kërkesë kreut të KQZ-së. Ajo kërkon pamjet filmike të qarkut të Tiran...