“Fitorja historike e Ramës dhe premtimi i Metës për t’u dorëhequr”! Mediat ndërkombëtare me sytë nga rezultatet e z
28 Prill 2021, 12:50Nga DOSJA
TIRANË– Teksa kanë kaluar tre ditë nga zgjedhjet në Shqipëri, rezultatet janë në fokus të mediave ndërkombëtare. Marrja e mandatit të tretë nga kryeministri Rama dhe roli i presidentit Meta kanë tërhequr vëmendjen e disa mediave.
Në artikullin e publikuar nga Reuterspër zgjedhjet në Shqipëri, theksohet premtimi i Ramës se do të jetë kryeministër i të gjithëve jo vetëm i elektoratit të majtë.
“Unë do të jem kryeministër i të gjithë shqiptarëve, jo vetëm i atyre që më garantuan mandatin e tretë,” u tha Rama mbështetësve të tij. Qeveria e ardhshme do të duhet të luftojë me pandeminë COVID-19, të vazhdojë të rindërtohet pas një tërmeti masiv në 2019 dhe të shpejtojë luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Megjithëse votimi i fundjavës u zhvillua pa incidente të mëdha, fushata u shoqërua nga tensioni dhe dhuna”, thuhet ndër rreshta në artikull.
Një shkrim tjetër është publikuar nga Al Jaezeera, theksohet se Rama gjatë mandatit të tij të tretë do të fokusothet në kthimin e vendit në lider të turizmit në Ballkan. Artikulli nuk ka lënë pa përmendur edhe fjalimin e Ramës.
“Ëndrra ime është ta bëj Shqipërinë në këtë dekadë kampion Ballkanik, në turizëm dhe agroturizëm, në energji dhe bujqësi dhe në shërbime digjitale cilësore dhe të pa korruptueshme,” u tha Rama mijëra mbështetësve në qendrën e Tiranës. Pjesa më e madhe e fjalimit iu drejtua Demokratëve të opozitës, të cilëve ai u kërkoi të bashkohen me “mega projektin kombëtar“.
Al Jaezeera ka theksuar se edhe pse duhet të ishte një nga faktorët unifikues të vendit presidenti ka qenë një faktor ndarës.
“Meta, gruaja e së cilës drejton partitë aleate me demokratët, e cila arriti rezultate të dobëta në zgjedhje, kishte premtuar se do të jepte dorëheqjen nëse Socialistët fitonin zgjedhjet në një garë të drejtë. Të martën, ndryshe nga retorika e javëve të fundit ai me një ton më neutral, u kërkoi të gjitha palëve të tregonin “pjekuri dhe gjakftohtësi“, thuhet në artikullin e Al Jaezeera.
(kle.mu./dosja.al)
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
TIRANË– Kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla ka paralajmëruar shkarkimin e Metës nga presidenca. Me anë të një postimi të bërë në ...
SHKODËR– Shkodra është një prej kampeve të “nxehta” të luftës mes socialistëve për një vend në Kuvend. Maxhoranca ka fituar 3 mandate në qarkun që konsider...
TIRANË– Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, i ftuar përmes një lidhje direkte me studion e lajmeve në “News 24”, u ndal në deklaratat e Presidentit të Re...
TIRANË– Zëdhënësi i presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi ka sqaruar pozicionin dhe premtimin e bërë nga kreu i shtetit për t’u dorëhequr nga posti nëse kryem...
TIRANË– Procesi i numërimit të votave për kandidatët ka nisur tashmë në Durrës. Edi Rama kryeson me 64 vota, më pas vjen Lefer Koka me 24, i ndjekur nga Mi...
TIRANË– Kandidatja e Partisë Socialiste për deputete, Ermonela Felaj i ka dërguar një kërkesë kreut të KQZ-së. Ajo kërkon pamjet filmike të qarkut të Tiran...
TIRANË– Anëtarët e kryesisë së Partisë Demokratike me anë të një deklarate për mediat kanë bërë të ditur se përgjegjësi kryesor për humbjen në zgjedhje ësh...
TIRANË– Pas Partisë Demokratike, edhe Lëvizja Socialiste për Integrim ka kërkuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kopje të materiali elektronik të Qendra...
TIRANË– Zëdhënësi i presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi ka njoftuar se kreu i shtetit nuk do të dorëhiqej nga posti i tij ashtu siç e premtoi para zg...