Politike

Kërkojnë ndërhyrjen e ish-presidentit, Elezi përballë selisë së PD-së: Bujar Nishani mos të flejë gjumë, Bashës i ka

28 Prill 2021, 10:22 Nga DOSJA
Kërkojnë ndërhyrjen e ish-presidentit, Elezi përballë

TIRANË– Protesta e cila ishte paralajmëruar nga anëtari Ibsen Elezi, përballë Partisë Demokratike ka pasur zhvillime të forta. Elezi ka kërkuar dhe ndërhyrjen e Bujar Nishanit në mënyrë që të zgjedhin një tjetër kryetar për Partinë Demokratike.

“Njerëzit e tjerë duhet të bashkohen me ne, unë kam thirrur qytetarë që të vazhdojnë të vijnë. U kam bërë thirrje në këtë aksion. Kjo do vazhdojë sot, nesër, pasnesër e me rradhë derisa të gjejmë zgjidhje. Edhe pse nuk më lejohet hyrja në partinë Demokratike, ne do mblidhemi këtu jashtë. Demokratët janë më të çuditur duke ecur ditë e natë të mashtruar nga Lulzim Basha. Ky doli e tha që na kanë blerë votat. Po e ka pranu pra humbjen. Bujar Nishani mos të flejë gjumë, të thërrasë këshillin kombëtar, të gjithë janë të lodhur. Atij i kanë ra pantollonat, i japin urdhra. Del burri aty para gjithë atyne vetave e thotë që sot vazhdojë lufta. Ky është palaço. Unë them përderisa këta të dy kanë bërë marrëveshje herën e parë më 2017, tani nuk është për turp ta bëjnë prap”- tha Ibsen Elezi.

“Basha Boll!”/ Protestë përballë selisë së PD-së, kërkojnë largimin e Bashës! Plas sherri, demokratët nxjerrin jashtë qytetarët, Elezi: Njerëzit i kanë prerë në besë

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike doreheqja e bashes ibsen elezi proteste te pd doreheqja e bashes ibsen elezi proteste te pd

Sondazh

Poll