Politike

Doli me 4 mandate më pak se parashikimi! Ku gaboi Rama me rezultatin e zgjedhjeve, 5 qarqet që e “dogjën”, edhe V

28 Prill 2021, 10:17 Nga DOSJA
Doli me 4 mandate më pak se parashikimi! Ku gaboi Rama me rezultatin e

VLORË– Më 10 prill, 15 ditë para ditës së zgjedhjeve parlamentare kryeministri Edi Rama bëri një parashikim. Nga fshati Kuç i Vlorës parashikoi sesa mandate do të merrte në zgjedhje, duke bërë edhe llogaritë mbi një mbulesë tavoline. 

Parashikimet Rama i shkroi në një mbulesë tavoline dhe këtë e quajti “Memorandumi i Kuçit”, duke shënuar një nga një:  Kukës 1, Dibër 3, Shkodër 4, Lezhë 3. Tirana 19, Elbasan 8, Korçë, 6, Berat, 5, Fier, 10, Vlorë, 9, Gjirokastër, 3. Rezultati final 74 deri 78.

Por sa mori në të vërtetë PS? Në Berat siguruan 5 mandate; Korça 6; në Dibër, 2; në Durrës, 8; në Elbasan, 8; në Fier, 9; në Gjirokastër, 3; në Kukës, 1; në Lezhë, 3; në Shkodër, 3; në Tiranë, 18 ndërsa në Vlorë, 8. 

Pra Partia Socialiste ka humbur nga një mandat të parashikuar në Shkodër; Tiranë; Fier; Vlorë dhe në Dibër, duke realizuar kështu minimumin e objektivave të vendosur gjatë fushatës. 

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike rama ne kuc zgjedhjet 25 prill 2021 rama ne kuc zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll