Politike

Protestë për dorëheqjen e Bashës, Ibsen Elezi: Po rri aty si patericë e Ramës! Është vënë në krye nga Berisha, jo nga

28 Prill 2021, 09:40 Nga DOSJA
Protestë për dorëheqjen e Bashës, Ibsen Elezi: Po rri aty si

TIRANË– Ditën e sotme disa qytetarë kanë nisur protestën përballë selisë së Partisë Demokratike. Ish kreu i PD-së në Kukës, Ibsen Elezi, siç e kishte paralajmëruar një ditë më parë është shfaqur para selisë blu duke protestuar për largimin e Lulzim Bashës.

Elezi tha për mediat se PD është shtëpia e demokratëve dhe jo e personave të caktuar. Ata kërkojnë largimin e Bashës, sipas të cilit me papërgjegjshmërinë dhe paaftësinë e tij ka sjell humbje në mënyrë të vazhdueshme për partinë duke prerë në besë demokratët.


Kjo është shtëpia e demokratëve, ai tjetri ka frikë. Këtu dalin ca njerëz dhe na thonë se ne nuk ju lëmë brenda, pasi kjo është shtëpia jonë. Kjo është shtëpia e demokratëve dhe nuk është shtëpia e askujt. Ne hyjmë edhe me zor, por është turp që të prezantohem me një akt dhune dhe konflikti. Se dhe ato njerëzit aty i kanë prerë në besë“, tha Elezi.

Protesta vjen një ditë pas daljes përballë mediave të Bashës, i cili pranoi rezultatin e zgjedhjeve. Disa nga mbështetësit e PD-së kërkojnë që Basha të largohet nga detyra e tij si kryetar i PD-së.

“Basha Boll!”/ Protestë përballë selisë së PD-së, kërkojnë largimin e Bashës! Plas sherri, demokratët nxjerrin jashtë qytetarët, Elezi: Njerëzit i kanë prerë në besë

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike doreheqja e bashes ibsen elezi proteste te pd doreheqja e bashes ibsen elezi proteste te pd

Sondazh

Poll