Politike

Rama shkon në Kuç, pritet me iso nga grupi polifonik, firmos ‘Memorandumin”: Firmos unë, noter Damiani i tërmeteve, shkojmë në 80 mandate!

VIDEO
Përpara Ramës dhe Damian Gjiknurit, ata kënduar vargjet që kishin thurr për drejtuesin e Vlorës dhe kreun e Qeverisë.Më pas Kryeministri Rama u ul në një lokal aty pranë majës së Labërisë, ku bëri edhe parashikimet e zgjedhjeve të 25 prillit. Parashikimet Rama i shkroi në një mbulesë tavoline dhe këtë e quajti “Memorandumi i Kuçit”.
Featured image of article: Rama shkon në Kuç, pritet me iso nga grupi polifonik, firmos ‘Memorandumin”: Firmos unë, noter Damiani i tërmeteve, shkojmë në 80 mandate! Edi Rama dhe grupi polifonik

VLORË– Kryeministri Edi Rama vizitoi sot fshatin Kuç të Vlorës ku u prit me iso nga një grup polifonik. Përpara Ramës dhe Damian Gjiknurit, ata kënduar vargjet që kishin thurr për drejtuesin e Vlorës dhe kreun e Qeverisë.

“Dora e Edit ka kurdis sahatin e përparimit, kryetari i Qeverisë….dorë e Edit ka kurdis sahatin e përparimit kryetari i Qeverisë, jehonë male e kodra. Punët me themel i zuri nga sektori në sektor, Damian Gjiknuri, kapiteni i qarkut Vlorë,”- dëgjohen të thonë ata ndër të tjera.

Më pas Kryeministri Rama u ul në një lokal aty pranë majës së Labërisë, ku bëri edhe parashikimet e zgjedhjeve të 25 prillit. Parashikimet Rama i shkroi në një mbulesë tavoline dhe këtë e quajti “Memorandumi i Kuçit”.


Sipas Ramës, Partia Socialiste do të sigurojë 74-78 mandate në të gjithë Shqipërinë. Madje, kryeministri shtoi se mund të bëhen edhe 80. Një gabimi në numërim të një qytetari, Rama i tha: Jeni bërë të gjithë si Luli, ç’i keni këto.

Pjesë nga biseda:

Edi Rama: Ne 74 deri në 78, po bëni ky ndonjë tërmet të madh, shkojmë edhe 80 ne.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Qytetari: Do të dorëhiqet presidenti.

Edi Rama: Kështu ka thënë, por ai është me hënë, kur ka qenë hëna mbarë kemi bërë punë të mira bashkë, por këtë herë është kthyer hëna mbrapsht dhe nuk kthehet. Kukës 1, Dibër 3, Shkodër 4, Lezhë 3. Tirana 19, Elbasan 8, Korçe, 6, Berat, 5, Fier, 10, Vlorë, 9, Gjirokastër, 3, 79, u bëtë të gjithë si Luli. Tani, unë iu thash 74, deri në 78, tani. Këta zotërinj që ta dish ti, këtu, në zonën poshtë penalltitë i gjuajmë ne, ndonjë penallti është në shtyllë, rezultati final 74 deri 78.

Qytetari: Shtoje dhe atë shtoje, futja dhe një firmë, noteri është Damian Gjiknuri

Edi Rama: Ja e firmosa, noteri është Damian Gjiknuri, noteri i tërmeteve. Mbajeni dhe ma këndoni kur të votoni. Tani ju jeni mbledhur këtu, por mos u afroni fare. Nuk ju largojmë dot me polici juve sepse bëhet gjë e madhe.

Më pas kryeministri Rama pozoi pranë një fëmije që kishte hipur mbi një fuoristradë.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment