Politike

“Basha Boll!”/ Protestë përballë selisë së PD-së, kërkojnë largimin e Bashës! Plas sherri, demokratët nxjerrin jas

28 Prill 2021, 09:28 Nga DOSJA
“Basha Boll!”/ Protestë përballë selisë së

TIRANË– Protestë për largimin e Lulzim Bashës nga posti i kryetarit të Partisë Demokratike është zhvilluar ditën e sotme përballë selisë blu. Së bashku me disa persona të tjerë, ish-kreu i PD-së në Kukës, Ibsen Elezi ka shkuar te selia blu, por ka hasur në bllokimin e demokratëve atje, duke nisur një zënkë.  Me një pankartë “Basha Boll”, qytetarët kërkuan largimin e Bashës nga posti.

Përballja mes Elezit dhe mbështetësve të PD-së nuk kaloi pa zënka. Elezi tha para mediave se PD është shtëpia e demokratëve dhe jo e personave të caktuar. Ai ka kërkuar dhe ndërhyrjen e Bujar Nishanit në mënyrë që të zgjedhin një tjetër kryetar për Partinë Demokratike.

Basha foli për herë të parë ditën e djeshme para kamerave pas përfundimit të zgjedhjeve të 25 prillit. Basha akuzoi drejtpërdrejt kryesocialistin Rama se kishte bashkëpunuar me krimin dhe Tom Doshin për të vjedhur zgjedhjet dhe për të instaluar një regjim në Shqipëri.

(A.B)/Dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike ibsen elezi lulzim basha proteste te pd shqiperia voton 2021 ibsen elezi lulzim basha proteste te pd shqiperia voton 2021

Sondazh

Poll