Politike

Kush fitoi e kush humbi? KRAHASIMI me 2017, PD me rritje në vota, s’u përkthyen në më shumë mandate. PS asnjë ndryshim,

28 Prill 2021, 09:21 Nga DOSJA
Kush fitoi e kush humbi? KRAHASIMI me 2017, PD me rritje në vota, s’u

TIRANË– Partia Socialiste doli fituese e zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit. Shqiptarët vendosën për qeverisjen e tyre për 4 vitet e ardhshme, edhe pse me rezultat të ngushtë mes PS-së dhe demokratëve. Por sa fituan dhe sa humbën subjektet politike në krahasim me zgjedhjet e vitit 2017? 

Dosja.al ka përmbledhur të dhënat e dy proceseve, duke i krahasuar nisur që nga pjesëmarrja deri tek votat e partive që garojnë në të dy proceset. 4 vitë më parë, pjesëmarrja në zgjedhje ishte 46.8%, por duket se ka pësuar rënie.

Disa ditë më parë vetëm 45.72% e shqiptarëve me të drejtë votimi iu drejtuan dhomave të fshehta për të ushtruar të drejtën e tyre. Edhe pse numri i personave me të drejtë votimi ka pësuar rritje. Nga 3.452.324 njerëz, disa ditë më parë QV kishin të drejtë t’u drejtoheshin 3588869 qytetarë.

Po partitë si dolën? Kush fitoi, kush humbi vota në krahasim me 4 vite më parë? Cila parti ishte surpriza e këtyre zgjedhjeve?

Partia Socialiste ka pasur një qëndrim konstant në krahasim me zgjedhjet e fundit. Në 2017, socialistët në rang vendi morën 764.791 vota, ndërsa më 25 prill vetëm pak mijë më shumë, duke kapur totalin e 768177. Partia Demokratike ka pësuar një rritje në krahasim me 2017.

Nga 456.481 vota, kësaj herë demokratët siguruan 622234, duke shënuar një “fitore” në humbjen e tyre, edhe pse nuk u përkthye në më shumë mandate se 59 që rrëmbyen. LSI ka shënuar rënien më të madhe në zgjedhje, duke u rrëzuar nga 225.975 vota, në vetëm 107522 të tilla.

Ndërsa “surpriza” për këto zgjedhje ishte Partia Socialdemokrate e Tom Doshit, e cila arriti që nga 14.987 vota të marra në 2017, në 2021 të sigurojë 3 mandate, të marra nga 35477 vota. 

(k.m.dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike zgjedhjet 25 prill 2021 zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll