Politike

Nuk siguroi asnjë mandat, Nisma Thurje: U bëmë subjekti i ri me më shumë vota në zgjedhje! Falenderim dhe ndjesë për vot

28 Prill 2021, 08:58 Nga DOSJA
Nuk siguroi asnjë mandat, Nisma Thurje: U bëmë subjekti i ri me

TIRANË–  Kreu i “Nisma Thurje”, Endri Shabani ka dalë ditën e sotme në një konferencë për mediat. Kjo dalje, vjen dy ditë pas shpalljes së rezultatit të zgjedhjeve, aty ku Nisma nuk siguroi asnjë mandat. Ai nis fjalimin e tij duke i kërkuar ndjesë mbështetësve të tyre që nuk mundën të ishin në Kuvend.

DEKLARATA:

U bëmë subjekti i ri me më shumë vota në zgjedhje. Nëse ne nuk do kishim ndihmën e qytetarëve, ju keni dhënë për këtë fushatë gjithcka keni, kohën tuaj.

Dua të falenderoj vëzhguesit tanë, kanë qëndruar në krah tanë dhe kanë treguar se sa seriozisht e morën. Falenderim dhe ndjesë për 10 mijë e 600 votuesit tanë, faleminderit që na votuat, që nuk u bërë pjesë e lojës, ju zgjodhët të mos e tregtonit votën. Ju zgjodhët shpresën përballë frikës, interesit publik. Në emër të kandidatëve të Thurjes ju jam mirënjohës, ju kërkoj ndjesë që nuk mundëm ta conim zërin tuaj në parlament. Ky është një sistem zgjedhor i padrejtë, sot kemi një arsye më shumë. Kjo është një betejë me sistemin. Kjo nuk është një betejë mes jugut dhe veriut, mes të rinjve dhe të moshuarve, mes të majtëve dhe të djathtëve.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike endri shabani nisma thurje shqiperia voton 2021 endri shabani nisma thurje shqiperia voton 2021

Sondazh

Poll