Bota

Publikoi foton e “përdhunimit”, deputetja Brovina e pranon: Nuk e verifikova, kërkoj falje

17 Maj 2019, 13:58 Nga DOSJA
Publikoi foton e “përdhunimit”, deputetja Brovina e pranon: Nuk

KOSOVË- Deputetja Flora Brovina ka deklaruar se fotot e publikuara prej saj kanë qënë të paverifikuara.

Pasi doli nga Komiariati i Policisë, ku edhe ishte thirrur për të dhënë shpjegime lidhur me foton ku sipas saj një 35-vjeçare nga Kosova ishte duke u përdhunuar nga një ushtar serb. 

“Nuk kam besuar që ky dokument mund të jetë i saktë, saktësinë e tij do ta vërtetojnë organet e shtetit. Nuk e kam shkel privatësinë e askujt, nuk kam folur me emra të përveçëm për askënd. Më vjen shumë keq edhe njëherë ju kërkoj falje të gjithëve, ndoshta nuk e kam verifiku fotografinë në momentin e fundit”, tha Brovina.

E pyetur për detaje lidhur me foton, deputetja është nervozuar ndaj gazetarëve.

“Ngjarja ka ndodhur diku në Dukagjin, kështu më kan thënë. Mos mi bëni  100 pyetje”, u tha ajo gazetarëve.

Ditën e djeshme bënë xhiron e të gjitha mediave disa foto ku shihej një femër kosovare që përdhunohej nga tre serbë në sy të familjes së saj.

Ngjarja ka ndodhur gjatë luftës së Kosovës dhe fotot u publikuan nga deputetja e PDK-së, Flora Brevina, gjatë seancës parlamentare në Kosovë.

Disa orë pas publikimit të këtyre fotove, personazhë të ndryshëm politikë, si ish-presidentja Atifete Jahjaga dhe publicist Veton Surroi kanë dënuar aktin e deputetet Brevinës.

Dosja.al ishte e vetmja media online që censuroi pamjet e publikuara nga deputetja kosovare.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni deputetja flora brovina flora brovina publikimi i fotos se perdhunimit deputetja flora brovina flora brovina publikimi i fotos se perdhunimit

Sondazh

Poll