Sport

Solskjaer u shpreh se nuk e njeh Romën, tifozët verdhekuq mbushin rrugët me pankarta: Sigurohuni që të na kujtojnë!

27 Prill 2021, 12:47 Nga DOSJA
Solskjaer u shpreh se nuk e njeh Romën, tifozët verdhekuq mbushin

ROMË-Manchester United mbetet një nga skuadrat favorite për të fituar trofeun në këtë edicion të Europa League. Djajtë e Kuq u konfirmuan si një prej ekipeve më të forta, por për të prekur finalen anglezët duhet të kalojnë Romën në gjysmëfinale. Kryeqytetasit dëshirojnë të prekin historinë dhe janë tifozët verdhekuq që i japin një dorë skuadrës.

Më datë 15 prill pas kualifikimit për në gjysmëfinale trajneri Ole Gunnar Solskjaer do të deklaronte. “Unë nuk e njoh mirë skuadrën e Romës dhe nuk i kam parë të luajnë, e di që zhvilluan vetëm 2 ndeshje të mira kundër Ajax, por vetëm kaq”. Një deklaratë e tillë sigurisht që nuk është pëlqyer nga tifozët e Romës të cilët kanë filluar të ngarkojnë ambjentin.

Në rrugët e kryeqytetit por edhe në qendrën sportive të Romës tifozët kanë filluar të përhapin fletushka, madje duke ua dorëzuar edhe lojtarëve. “Sigurohuni që ata të na kujtojnë!Me pak fjalë, Manchester-Roma tashmë ka filluar. Nesër tifozët do të jenë në Trigoria për të përkrahur ekipin që do të niset për në Angli.

E.Ç (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport manchester united roma manchester united roma

Sondazh

Poll