Politike

Bashkëqeverisje Rama-Basha, Frangaj: Do të ishte në të mirë të vendit! Fevziu: Kush do bëjë Opozitë këtu more?

27 Prill 2021, 21:35 Nga DOSJA
Bashkëqeverisje Rama-Basha, Frangaj: Do të ishte në të

TIRANË– Pronari i TVKlan Aleksandër Frangaj ka deklaruar se një bashkëqeverisje mes kryeministrit Edi Rama dhe kryeopozitarit Lulzim Basha do të ishte në të mirë të vendit.

I ftuar në “Opinion”, Frangaj tha se mund të kishten dodhur në vendin tonë si në Gjermani. Kjo deklaratë u kundërshtua nga Armand Shkullaku, i cili tha se Shqipëria nuk ka lidhje me Gjermaninë që ka institucione të hekurta.

Këtu hyri dhe moderatori Blendi Fevziu, i cili tha se nëse ndodh kjo gjë, në vendin tonë, nuk ka kush të bëjë Opozitë.

Pjesë nga biseda:

Aleksandër Frangaj: Prej shumë kohësh e kam artikuluar që është në të mirë të vendit, të reformave të mëdha, për integrimin, për reformat kushtetuese, pronat që janë bërë gjithmonë të sajuara e asnjëherë s’kanë dhënë rezultatin që duhet. Do ishte e mirë për vendin. Një vend i vogël që zihemi, kacafytemi dhe jemi në vend numëro. Mendoj që një qeveri e gjerë do ishte në favor të zhvillimit të vendit. Por them, që kjo këtë radhë është e pamundur. Po të ishte në numrat 70-72 mund të ishte…si në Gjermani. 

Armand Shkullaku: Parimin ta kundërshtoj sepse Gjermani është një vendi i fuqishëm, ka institucione të forta.

Aleksandër Frangaj: Po bie në kundërshtim me veten, në kontradikta, a e akuzon Ramën që ka të gjitha pushtetet? Ai thotë hajde ta ndajmë pra. Hajde ta ndajmë.

Blendi Fevziu: Ore kush do e bëjë Opozitën këtu? Kush do e thotë ndonjë llaf?

Erka Mëhilli: Ti Fevzi ti

Armand Shkullaku: Dua ta kundërshtoj se nuk ka lidhje me Gjermaninë

Aleksandër Frangaj: Po bie në kontradikta

Armand Shkullaku: Po ti nuk të lë të flasësh, e di edhe se çfarë do them

Aleksandër Frangaj: Po se ma ke thënë prandaj. Po ja je dhe ti, mund të flasësh a jë sindikatë apo çfarë je ti? Shoqëri civile çfarë je

Armand Shkullaku: Unë jam punonjës i Klanit, ja ku ka arrit puna

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike aleksander frangaj armand shkullaku blendi fevziu aleksander frangaj armand shkullaku blendi fevziu

Sondazh

Poll