Politike

“Ore, mos interpreto fjalët e mia këtu”, Fevziu debaton me Haxhiun, analisti: I the me ndërhyrjet e tua, të iki Basha! E

27 Prill 2021, 21:27 Nga DOSJA
“Ore, mos interpreto fjalët e mia këtu”, Fevziu debaton me

TIRANË– Gazetari Blendi Fevziu është përplasur me analistin Batin Haxhiu mbrëmjen e sotme. I ftuar në “Opinion”, Haxhiu tha se Fevziu po kërkonte që të largohej Basha nga drejtimi i PD-së, duke i interpretuar fjalët.

Ndërsa Fevziu e kundërshtoi dhe i tha se ai nuk është aty për të interpretuar fjalët e Fevziut. Mes tyre ndërhyri dhe Mëhilli dhë tha se Haxhiu nuk duhet të shqetësohej pasi kritikat i bëjnë mirë PD-së. 

Pjesë nga biseda:

Baton Haxhiu: Ju po kërkoni ikjen e një lideri, me nënvetëdije sepse askush s’e artikuloi këtu përveç Shkullakut që that ë mbajë përgjegjësi

Armand Shkullaku: Po norma të mbajë përgjegjësi

Baton Haxhiu: Në betejën e parë që ka pasur, s’ka pas betejë tjetër Lul Basha

Blendi Fevziu: Ore nuk po thotë njeri t ëiki more, çfarë qëndrimi mban

Baton Haxhiu: Krejt tezat e tua

Blendi Fevziu: Ore Baton nuk interpreton dot fjalët e mia, unë të vura Ramën që thotë nuk më mundni dot dhe këto zgjedhje i ka fituar makineria ime. Të vura Metën që thotë ia dola unë që të mos kishte incidente. Të vura dhe Bashën dhe të pyeta për qëndrimin. Nuk të thashë as mirë, as keq, as të iki

Baton Haxhiu: Po me ndërhyrjet e tua e the këtë

Blendi Fevziu: Çfarë thashë unë more

Erla Mëhilli: Ti ke hall se mërzitet Luli se e kritikojmë ne, mos u mërzit ti se vetëm e shëndosh Kritika PD-në

Blendi Fevziu: Ore Baton se do vinte dita të mbroje me kaq zjarr Lulzim Bashën dhe do më bëje mua përgjegjës për PD-së, s’e prisja.

(f.m/Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike baton haxhiu blendi fevziu erla mehilli zgjedhjet 25 prill 2021 baton haxhiu blendi fevziu erla mehilli zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll