Politike

Në njesinë numër 2 në Tiranë dalin 8 fletë votimi më tepër, kryetari: Do ta zgjidhë KQZ

27 Prill 2021, 17:14 Nga DOSJA
Në njesinë numër 2 në Tiranë dalin 8 fletë votimi

TIRANËNë njesinë e dytë më të madhe në Tiranë KZAZ nr.32 në njësinë 2 ka përfunduar procesin e numërimit të votave për 88 kuti, dhe deri tani kryeson PS me 17.169 vota, PD 14.177, LSI 2015 dhe PSD 840 vota.

Në kutinë e fundit janë gjetur 8 fletë më shumë sesa duhej të ishin dhe për shkak të këtij problem nuk është pasqyruar ende rezultati.

Sipas kryetarit të KZAZ këtë gjë do ta zgjidhe KQZ-ja

 Kryetari i kësaj KZAZ thotë:” Procesi i numërimit u mbyll përsa i përket subjekteve partiake rreth orës 14:00. Kutia e fundit pati një mosrakordim prej 8 votash, pasi u administrua dhe materialet zgjedhore dolëm në përfundimin se kishte  dhe një mospërputhje të procesverbalit që na kishte dërguar KQZ. Pjesa e problematikës ka vazhduar zinxhir, derisa na u pasqyrua ne këtu. Ne e kemi mbyllur si proces, e kemi hedhur në sistem, ndërsa për këtë situatë i mbetet KQZ që ta administrojë si problem. Kjo është procedurë e KQZ.”

(e.k/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike 8 fletë më shumë njesia nr 2 tirane 8 fletë më shumë njesia nr 2 tirane

Sondazh

Poll