Politike

Sherr në Durrës! Vangjush Dako përplaset me Ferdinand Xhaferrin në KZAZ: Çfarë zagarësh qenkemi ne? Morët ****

27 Prill 2021, 16:58 Nga DOSJA
Sherr në Durrës! Vangjush Dako përplaset me Ferdinand Xhaferrin

DURRËS– Sherr në Durrës! Ish-kryebashkiaku Vangjush Dako është përplasur me kreun e Partisë Demorkatike në Durrës, Ferdinand Xhaferri.

Mësohet se përplasja ka ndodhur në KZAZ-në numër 21 në qytetin e Durrës. Xhaferri është future brenda KZAZ-së në momentin që mbështetësit e Partisë Socialiste festonin fitoren votë pas vote. Kreu i PD-së së Durrësit është afruar pranë ish-kryebashkiakut Vangjush Dako dhe i ka thënë ‘të lumtë’.

Ky i fundit me ironi është shprehur “Urime”. Xhaferri ka vijuar replikat dhe ka thënë: Je bo politikan Vangjush Dako? Jeni të gjithë zagarët e Dakos.

Këti fjalë kanë sjellë reagimin e mbështetësve të PS-së që kanë hedhur shishe e bidona me ujë në drejtim të Xhaferrit. Vetë Dako ka thënë:  Ti çfarë je, je më i mirë se ne. Çfarë zagarësh qenkemi ne?

Përplasja më pas është zhvendosur mes mbështetësve të të dy palëve, të cilët kanë nisur të kapen fizikisht. Nuk dihet nëse ka të lëdnuar si pasojëe këtij sherri të ndodhur, ndërkohë që pritet që në vendin e ngjarjes të mbërrijë policia.

(f.m/Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike sherri dako-xhaferraj sherri dako-xhaferraj

Sondazh

Poll