Politike

Pakënaqësi në PD-në e Gjirokastrës, Roland Bejko: I kërkuam Vangjel Tavos që të ishte i dyti në listën tonë, s’pran

27 Prill 2021, 07:16 Nga DOSJA
Pakënaqësi në PD-në e Gjirokastrës, Roland Bejko: I

TIRANË– Kandidati i PD-së në qarkun e Gjirokastrës, Roland Bejko, shpreson në një rezultat 2-2 në përfundim të procesit të numërimit.

Në një intervistë përmes telefonit me studion e lajmeve në MCN, Bejko tha se një rezultat i tillë do të ishte i sigurt nëse Vangjel Tavo do të pranonte kandidimin në listën e PD.

“Që në momentin që kam pasur kontakt me Bashën për mandatin, i kam rekomanduar zotit Basha që në vendin dy të PD të përfshihej zoti Tavo. Nëse ai do të pranonte, do të siguronim mandatin e dytë. Por Tavo nuk e pranoi këtë sepse ishte i sigurt që do merrte 8 mijë vota. Ai nuk ka arritur ta lexojë qartë elektoratin. Tavo bëri këtë zgjedhje dhe tani kjo peshon mbi koalicionin”, tha ai.

HAP PAS HAPI/ Numërohen mbi 85.7% e kutive të votimit në vend! 3 qarqe konfirmojnë fituesit, PS-ja ‘ngjyros’ me lejla Jugun! PD-LSI prijnë në Veri

(f.g)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike numerimi i votave 2021 roland bejko shqiperia voton 2021 numerimi i votave 2021 roland bejko shqiperia voton 2021

Sondazh

Poll