Politike

PROJEKSIONI FINAL/ PS fiton zgjedhjet, edhe pa Tom Doshin merr numrin magjik 71! PD-AN në “luftë” për 2 mandate n

26 Prill 2021, 19:24 Nga DOSJA
PROJEKSIONI FINAL/ PS fiton zgjedhjet, edhe pa Tom Doshin merr numrin magjik 71!

TIRANE– Edhe pse janë më shumë se 1563 QV nga 5199 gjithsej pa u numëruar, trendi për fituesin e zgjedhjeve të së dielës është i qartë. Partia Socialiste dhe kryeministri Edi Rama marrin me gjasë mandatin e tretë, vetëm dhe pa nevojën e asnjë partie tjetër. Tom Doshi u vetëofrua për një koalicion me PS-në, por duket se nuk do të jetë nevoja…

Në vëzhgimin final të rezultateve të treguara nga KQZ shihet se Partia Socialiste deri më tani ka projektuar rreth 73 mandate, me rrëzimin e Dibrës, ndërsa PD është në harkun e 60 mandateve. Por nëse PD dhe koalicioni opozitar janë me rritje, nuk është e njëjta situatë për LSI-në. Partia e Monika Kryemadhit, ndryshe nga 2017 kur arriti kulmin e saj në zgjedhje, më 25 prill, rezultati është zhgënjyes. Vetëm 6.84% e votave është për LSI-në, e përkthyer në 5 mandate ndërsa pas saj renditet Tom Doshi, me rreth 2.21 % dhe 1 mandat.

Por ku po vazhdon beteja?

Demokratët shpresojnë të rikuperojnë në Durrës dhe Tiranë. Por edhe në këto dy qarqe diferenca PD-PS është e madhe dhe ndryshimi është i largët. Edhe në rast se PD ia del ti marrë Pandeli Majkos mandatin e 19-të, sërish shumicën e ka të parealizueshme përballë rezultatit të dobët të LSI. Një tjetër mandat është në lojë në Durrës që kërkohet të merret nga PD, duke e ulur rezultatin në Durrës në 7 me 7 nga 8 me 6 që është momentalisht. Por, disfata e thellë e demokratëve në disa qarqe kryesore në jug të vendit, si Fier, Vlorë, Gjirokastër, e Berat, nuk mund të kompesohet me 2 mandate në Tiranë dhe Durrës.

Edhe pse beteja vazhdon, rezultati praktikisht është i mbyllur. PS merr mandatin e tretë.

(F.g/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike rezultati i zgjedhjeve zgjedhjet 25 prill 2021 rezultati i zgjedhjeve zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll