Politike

VOTAT/ 5 qarqe të Shqipërisë ‘vulosin’ rezultatin! PS merr Beratin, Gjirokastrën dhe Vlorën, PD merr Dibrën dhe Kukës

27 Prill 2021, 07:00 Nga DOSJA
VOTAT/ 5 qarqe të Shqipërisë ‘vulosin’ rezultatin! PS

TIRANË– Thuajse ka përfunduar numërimi i votave në pesë qarqe të vendit. E para që ‘vulosi’ fitoren e PD-së ishte Kukësi, ku janë numëruar të 141 qendrat e votimit. PD arriti të marrë 62.27 % të votave krahasuar me 35.84 % të PS. LSI Nuk ka marrë dot as 0.2 % të votave.

Në 207 qendrat e votimit në Gjiroakstër janë hapur kutit dhe janë numëruar votat, të cilët nxjerrin fitues Partisë Socialiste me 53.83 % të votave. Forcë e dytë në këtë qark është PD me 30.66 % të vota, e ndërsa LSI 12.68 %.

Edhe në qarkun e Dibrës është mbyllyr tashmë procesi i numërimit të 227 kutive. Partia Demokratike ka marrë 28.920 vota ose 45.75%. Diferenca me PS ka qenë shumë e vogël, ku socialistët kanë marrë 28.732 vota ose 44.50%. LSI ka marrë 4.446 vota ose 6.7 %.

Qarku i Vlorës po numëron kutinë e fundit, ku janë numëruar 444 nga 445 kuti. Forcë e parë ka dalë Partia Socialiste me 57.89% të votave, e përkthyer në 58.845 vota. Forcë e dytë është Partia Demokratike me 31.55% të votave, e fundit LSI me 6.08% të votave.

Berat kanë mbetur ende dy kuti pa numëruar, ndërsa Partia Socialiste kryeson rezultatet. Me 55.96% të votave,  PS tashmë ka vulosur fitoren në këtë qark, ndërsa Partia Demokratike ka marrë 30.44%. LSI ka rënie me 11,17% të votave.

HAP PAS HAPI/ Numërohen mbi 85.7% e kutive të votimit në vend! 5 qarqe konfirmojnë fituesit, PS-ja ‘ngjyros’ me lejla Jugun! PD-LSI prijnë në Veri

(kle.mu./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike numerimi votave 2021 shqiperia voton 2021 zgjedhjet 25 prill 2021 numerimi votave 2021 shqiperia voton 2021 zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll