Politike

Mbyllet numërimi në Shijak/ PS triumfon me 7985 vota

27 Prill 2021, 07:12 Nga DOSJA
Mbyllet numërimi në Shijak/ PS triumfon me 7985 vota

SHIJAK– Shijaku mbylli numërimin e votave për subjektet politike me fitoren e Partisë Socialiste.

Në orët e para të ditës së sotme, KZAZ nr. 25, bashkia Shijak përfundoi numërimin qetësisht, duke u bërë bashkia e parë në qarkun e Durrësit që mbyll numërimin e votave për subjektet politike. Pas numërimit të votave në 54 kutitë e votimit të kësaj ZAZ rezulton:

PS 7 985 vota 53.38 %

PD 5849 vota 39.1 %

LSI 841 vota 5.62 %

Orët e fundit të numërimit janë ndjekur me ankth nga vëzhguesit dhe disa nga kandidatët e subjekteve politike në ambientet e palestrës së gjimnazit 16 ”shtatori”, pasi të fundit janë numëruar votat e njësisë Xhafzotaj që njihet si mbështetëse e PD-së.

Po këto kuti votimi sollën vetëm ngushtim të diferencës së votave. Në përfundim të të gjitha kutive rezulton se PS ka 1295 vota më shumë se opozita./Top Channel

Lajmi kryesor/HAP PAS HAPI/ Numërohen mbi 85.7% e kutive të votimit në vend! 3 qarqe konfirmojnë fituesit, PS-ja ‘ngjyros’ me lejla Jugun! PD-LSI prijnë në Veri

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike numerimi i votave 2021 shqiperia numeron zgjedhjet 25 prill 2021 numerimi i votave 2021 shqiperia numeron zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll