Politike

PS i merr mandatin LSI në Berat! Socialistët nisin festën, marrin Blendi Klosin në krahë

27 Prill 2021, 06:55 Nga DOSJA
PS i merr mandatin LSI në Berat! Socialistët nisin festën, marrin

BERAT– Kur kanë mbetur edhe 2 kuti për t’u numëruar në Qarkun e Beratit, Partia Socialiste është duke kryesuar në këtë qark.

Socialistët aktualisht numërojnë 41.700 vota, Partia Demokratike 22.700 dhe Lëvizja Socialiste për Integrim 8.350.

Drejtuesi politik i Qarkut të Beratit për Partinë Socialiste, Blendi Klosi, tha se është një fitore fantastike, që në familjen socialiste pritej prej dekadash.

Është fantastike! Është një rezultat spektakolar, punë e madhe dhe përgatitje për këtë ditë. Është një punë disa mujore, por në fakt me dekada pritej që PS të bashkohej e gjithë e majta, 5 mandate të munguara, e për këtë arsye ishte ideja që të vendosshim në këtë kufi. Ashtu si drejtuesit e tjerë të partisë, edhe unë vendosa të je mi 5 në Qarkun e Beratit. Ishte një mandate sakrifice dhe luftë e madhe nga qindra njerëz që na mbështeten këtë fushatë”, tha Klosi.

Në fund të intervistës, simpatizantë të shumtë të Partisë Socialiste, shihen teksa mbajnë në krahë Klosin dhe mes brohoritjeve festojnë fitoren.

Marre nga Balkanweb

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike blendi klosi numerimi i votave 2021 shqiperia voton 2021 blendi klosi numerimi i votave 2021 shqiperia voton 2021

Sondazh

Poll