Politike

Me stilolaps në dorë, kalon fletët një më një! KAPET ‘mat’ numëruesi në Gjirokastër, si i shpall fletët e votimit

26 Prill 2021, 16:15 Nga DOSJA
Me stilolaps në dorë, kalon fletët një më një!

GJIROKASTËR– Kandidati i Lëvizjes VetëVendosje në Gjirokastër, Kreshnik Merxhani ka publikuar një video, ku numëruesit me një stilolaps mbi dorë, shënon nëpër fletat e votimit. Sipas Merxhanit, mbi 1000 votat e pavlefshme në Gjirokastër nuk janë rastësi, ndërsa shton se e njëjta gjë ka ndodhur edhe në Tiranë me Boiken Abazin. Në fund, kandidati i LVV ka bërë me dije se çështja do të ndiqet penalisht. 

DENONCIMI I MERXHANIT

Mbi 1000 vota të pavlefshme në qarkun Gjirokastër, nuk janë rastësisht. Në video duket qartësisht se si ky mekanizëm 30-të vjeçar minon demokracinë dhe tjetërson vullnetin e votuesve. Në qytetin e Tepelenës, në Pallatin e Kulturës Tepelenë, saktësisht KZAZ Nr.79, në orën 06:51, datë 26.04.2021, konstatuam se numëruesit pa u penguar nga askush dhe haptazi, pasi shumica e vëzhguesve lanë qendrën e numërimit pasi ju komunikua se u mbyll procesi, një tjetër proces nisi paralelisht ai i falsifikimit të fletëve të votimit. Vëzhguesit tanë, filmuan dhe dokumentuan atë proces që kolegët në Tiranë e kanë deklaruar publikisht. Njësojë si kanë vepruar në Tiranë, dhe në qarkun Gjirokastër fenomeni është i njëjtë. Kjo është një nga mënyrat se si po e vjedhin dhe/ose deformojnë votën tonë në këto zgjedhje. Aty ku qytetari ka vendosur një “X” poshtë nr. 13 në fletën e votimit pranë emrit tim, te i njëjti fletëvotim kanë vendosur edhe një “X” tjetër te një prej subjekteve apo kandidatëve të çfarëdo force tjetër, duke e shpallur të pavlefshme fletën e votimit ose duke e deklaruar ndryshe. Ne marim angazhimin ta ndjekim çështjen penalisht!

LAJM KRYESOR: HAP PAS HAPI/ Numërohen e 55.6% kutive të votimit në vend! PS-ja me diferencë të lehtë, ‘ngjyros’ me lejla Jugun! PD-LSI në rritje, prijnë në Veri

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike numerimi i votave 2021 shqiperia voton 2021 zgjedhjet 25 prill 2021 numerimi i votave 2021 shqiperia voton 2021 zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll