Politike

Edi Paloka: Tani po i del boja, ishte strategji e Ramës të numëronte fillimisht bastionet e majta, prisni sepse shqiptarët k

26 Prill 2021, 16:04 Nga DOSJA
Edi Paloka: Tani po i del boja, ishte strategji e Ramës të

DURRËS– Kandidati për deputet në listat e Partisë Demokratike Edi Paloka ka deklaruar se strategjia e kryeministrit Edi Rama ka qenë që të numëronte fillimisht bastionet e majta.

Në një deklaratë nga Durrësi, Paloka tha se shqiptarët kanë votuar ndryshimin dhe se rezultati do të shihet kur të numërohen bastinet e djathta, të cilat nuk kanë filluar ende. 

“Tani po i del boja, ishte strategji e Ramës për të nxjerrë qendrat e votimit që janë bastionet e PS. Bastionet e PD s’janë numëruar. Prisni, ajo që kemi thënë, do të dalë. Qytetarët shqiptarë kanë votuar për ndryshimin, ndryshimi do të vijë. Në 2017 nuk pati asgjë në Maminas, ne presim ndryshim të thellë në Durrës dhe në të gjithë Shqipërinë. (S’pranon të flasë për Maminasin). Mirupafshim,”- tha Paloka. 

LAJM KRYESOR: HAP PAS HAPI/ Numërohen e 55.6% kutive të votimit në vend! PS-ja me diferencë të lehtë, ‘ngjyros’ me lejla Jugun! PD-LSI në rritje, prijnë në Veri

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi paloka numerimi i votave 2021 zgjedhjet 25 prill 2021 edi paloka numerimi i votave 2021 zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll