Politike

Rushaj: PD në avantazh të thellë! Çdo votё do tё numёrohet, zёri i qytetarёt do tё dёgjohet

26 Prill 2021, 15:39 Nga DOSJA
Rushaj: PD në avantazh të thellë! Çdo votё do tё

TIRANË– Drejtuesi i fushatës së Partisë Demokratike, Alfred Rushaj, u shpreh në një deklaratë për shtyp, se PD është në avantazh të thellë.

Avantazhi i PD në njësinë 8 do të thellohet, besoj që vullneti i njerëzve për ndryshim do ti paraprijë kjo njësi, kështu që ne kemi gjithë interesin ta përfundojmë me sukses dhe integritet këtë proces, tha Rushaj.


Gazetarja: Ndërkohë paralelisht me këtë nga ana tjetër sot ka qenë i pranishëm edhe ambasadori Luigi Sorecca këtu në KZAZ nr.38 ku ka dhënë një mesazh dhe është shprehur që partitë mos nxitohen në festimet e tyre pasi do të shohim rezultatet deri në kutinë e fundit

Alfred Rushaj: Në fakt, në avantazh tani është Partia Demokratike në këtë zonë në këtë KZAZ është partia Demokratike ndërsa përsa i përket ndaj asaj që ambasadori ka thënë është ajo se çfarë ne jemi munduar të bëjmë gjatë gjithë ditës e kësaj periudhe. Çdo votë do të numërohet, zëri i qytetarët do të dëgjohet. Në fakt qytetarët kanë votuar për ndryshimin dhe kjo është e qartë nga kjo njësi ju e shikoni vetë që partia demokratike ka një avantazh që po e thellon gjithnjë e më tepër aq më tepër Partia Demokratike në krahasim me Partinë Socialiste si koalicion  bashkë me LSI jemi në nëj avantazh të qartë dhe të thellë.

Gazetarja: Sot procesi i numërimit ka nisur në orën 13:00 këtu në KZAZ-në numër 38 ndërpresë në orët e para të mëngjesit. Nga informacionet sepse ju keni qenë gjatë gjithë kohës i pranishëm këtu dhe keni kontaktuar me përfaqësuesit tuaj. Do të vazhdojë procesi i numërimit? Çfarë ju kanë raportuar ata deri më tani?

Alfred Rushaj: Interesi jonë është padyshim që të  përfundojë me integritet këtë proces të numërimit të votave. Është shumë e rëndësishme që të numërohet çdo votë, natyrisht ne do të bëjmë maksimumin të gjithë disponibilitetin tonë që ky proces të mbarohet në kohë dhe me integritet.

Gazetarja: Ju pyes sepse ka ndodhur shpesh që në kutitë e fundit qoftë nga të dyja palët është  kërkuar pushim dhe nuk e dimë si do të ndodhë në të vërtetë pasi ju keni qenë i pranishëm ditën e sotme.

Alfred Rushaj: Jemi në avantazh, besoj që avantazhi do të thellohet, besoj që vullneti i njerëzve për ndryshim do ti paraprijë kjo njësi, kështu që ne kemi gjithë interesin ta përfundojmë me sukses dhe integritet këtë proces.

Gazetarja: Ka patur një pretendim kryesisht nga paraditja, nga përfaqësues të opozitës ku pretendohej se po hapen ato kuti votimi ku PS mund të kishte avantazh. Ju e keni konstatuar këtë gjë në terren, në KZAZ që keni mundur të jeni gjatë ditës së sotme.

Alfred Rushaj: Besoj se Ky është një konstatim që e keni bërë edhe ju, siç e keni parë trendi sot qartësisht ka ardhur në rritje për Partine Demokratike dhe opozitën , siç duket kane patur vetë entuziazëm për mbështetësit e vetë, por numrat janë numra, vota është votë, kështu që besoj shumë shpejt avantazhi do të jetë publik për të gjithë dhe dëshira e shqiptarëve për ndryshim do të jetë prezente.

Gazetarja: A duket se deri tani po i arrini dhe jeni aty ku keni menduar?

Alfred Rushaj: Ne kemi një kryesim jashtëzakonisht shumë të ndjeshëm në krahasim me zgjedhjet e tjera paraprake. Pritshmëria jonë është që padyshim të marrim një avantazh të madh ndaj PS vetë si Parti Demokratike. Si koalicion pastaj, ky avantazh do të dyfishohet besoj.

HAP PAS HAPI/ Numërohen e 55.6% kutive të votimit në vend! PS-ja me diferencë të lehtë, ‘ngjyros’ me lejla Jugun! PD-LSI në rritje, prijnë në Veri

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike alfred rushaj shqiperia voton 2021 alfred rushaj shqiperia voton 2021

Sondazh

Poll