Politike

Akuzat e Boiken Abazit për vjedhje votash, kundërpërgjigjet kreu i KZAZ: Gjithçka është e filmuar, s’kemi fare stilolaps

26 Prill 2021, 15:49 Nga DOSJA
Akuzat e Boiken Abazit për vjedhje votash, kundërpërgjigjet kreu

TIRANË– Kreu i KZAZ numër 38 i është përgjigjur akuzave të kandidatit të Lëvizjes Vetëvendosje për Tiranën, Boiken Abazi për vjedhje votash. Sipas kreut të KZAZ-së, vëzhguesit e LVV-së kanë filmuar gjithçka, duke shtuar se në tavolinat e numërit nuk ka asnjë stilolaps.

Vëzhguesit e LVV filmojnë gjithë kohën. Abazi të paraqisë me shkrim pretendimet. Gjithçka është e filmuar gjatë numërimit. Në tavolinat e numërimit s’ka stilolaps,”-tha ai. 

Sot, Abazi ka denoncuar se votat për Vetëvendosjen po shpallen qëllimisht të pavlefshme pasi mbi letra po bëhen shënime me stilolaps. Duke shtuar se LVV ka kërkuar sekuestrimin e pamjeve filmike, në mënyrë që të shihet nëse janë manipuluar votat për të. 

LAJM KRYESOR: HAP PAS HAPI/ Numërohen e 55.6% kutive të votimit në vend! PS-ja me diferencë të lehtë, ‘ngjyros’ me lejla Jugun! PD-LSI në rritje, prijnë në Veri

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike numerimi i votave 2021 shqiperia voton 2021 zgjedhjet 25 prill 2021 numerimi i votave 2021 shqiperia voton 2021 zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll