Politike

Më mirë nga të gjithë vetëm ‘Nisma Thurje’! Dështimi i partive të reja këto zgjedhjet, më pak i votuari Pal

26 Prill 2021, 15:12 Nga DOSJA

TIRANË– Deri më tani në të gjithë vendin janë numëruar më shumë se gjysma e kutive, ku shqiptarët kanë votën për 4 vitet e ardhshme. Ajo që vihet re nga 2861 kutitë e numëruara nga 5199 në total, është fakti që partitë e reja të krijuara kanë zhgënjyer me vota.

Nga të gjitha partitë e reja, Nisma Thurje ka dalë më mirë nga të gjithë duke marrë 5032 vota në rang vendi. E ndjekur nga; Bindja Demokratike me 4253; Lëvizja Për Ndryshim me 3903; Lëvizja Demokratike Shqiptare me 2465 vota; Lëvizja e Re 1884 dhe Aleanca Demokracia e Re me 1547 vota. 

Më pak se 1 mijë vota ka marrë Balli Kombëtar, me vetëm 997 dhe Aleanca Bashkimi Popullor Emigracioni – Ora e Shpresës dhe Konservatorët, që ka grumbulluar vetëm 723 të tilla. Të pavarurit gjithashtu kanë zhgënjyer! Tre kandidatët e LVV, në total kanë të tre bashkë kanë marrë 1356; Elton Debreshi me 509 vota; ndërsa më pak i votuari në total për këto zgjedhje është Pal Shkambi me vetëm 73!

LAJMI KRYESOR: HAP PAS HAPI/ Numërohen mbi gjysmat e kutive të votimit në vend! PS-ja me diferencë të lehtë! PD-LSI në rritje, prijnë në Veri, Tom Doshi ‘lëshon karrigen’ në mënyrë të papritur: Jam i gatshëm për koalicion me PS

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike numerimi i votave 2021 zgjedhjet 25 prill 2021 numerimi i votave 2021 zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll