Politike

Shijaku/ Agim Baçi: Deri në darkë do ndryshojë gjithçka, do barazojmë

26 Prill 2021, 15:09 Nga DOSJA
Shijaku/ Agim Baçi: Deri në darkë do ndryshojë

SHIJAK– Kandidati i Partisë Demokratike Agim Baçi ka treguar se Opozita është stepur në takime me të afërmit apo miqtë e tij, të cilët punonin në administratë apo marrin ndihmë ekonomike. Në një prononcim për Faxnews, Baci tha se ai vetë, personalisht, ka shmangur takimet dhe bisedat me shumë miq në periudhën e fushatës elektorale.

Baçi shtoi më tej se deri në orët e darkës, rezultati mund të ndryshojë dhe Partia Demokratike mund të barazohet me atë socialiste.

“Ishte një presion i madh. Ka presion të madh mbi zgjedhësit. Gjatë fushatës kemi shmangur takimet me miqtë dhe të afërmit tanë, që janë në administrate apo marrin të tjera…nuk e di. Kishin frikë të na takonin, të flisnin me ne sepse mund të humbisnin vendin e punës. Gjithsesi deri në darkë pritet që rezultati të ndryshojë dhe të barazohet gjithçka,”- tha Baçi ndër të tjera.

Deri më tani në Shijak kryeson Partia Socialiste me 2913 vota, ndërsa ajo demokratike ka 1736 vota.

LAJM KRYESOR: HAP PAS HAPI/ Numërohen mbi gjysmat e kutive të votimit në vend! PS-ja me diferencë të lehtë! PD-LSI në rritje, prijnë në Veri, Tom Doshi ‘lëshon karrigen’ në mënyrë të papritur: Jam i gatshëm për koalicion me PS

(f.m/Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike agim baci numerimi i votave 2021 shqiperia voton 2021 zgjedhjet 25 prill 2021 agim baci numerimi i votave 2021 shqiperia voton 2021 zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll