Politike

Mark Marku: Kemi korrur fitoren më të thellë të pluralizmit, PD udhëheq në shumicën e qendrave në Lezhë

26 Prill 2021, 14:55 Nga DOSJA
Mark Marku: Kemi korrur fitoren më të thellë të pluralizmit,

TIRANE– Drejtuesi politik i Partisë Demokratike në Lezhë, njëherazi edhe kandidat i PD në këtë qark, Mark Marku deklaroi se opozita i ka fituar qytetet. Në një reagim nga qendra kryesore e numërimit, Marku tha se në vetëm 4 ose 5 qendra, PD është me minus.


Pjesë nga fjala e Markut: 

Ne kemi fituar qytetet, kemi fituar në çdo qendër. Vetëm në Lezhë 4 apo 5 kuti votimi kemi dalë me minus.

Ky është një nga rezultatet më të thella që kemi pasur historikisht në Mirditë. Kjo ka ardhur nga mënyra se si ne kemi komunikuar me qytetarët, si e kemi bërë fushatën, dhe padyshim nga aktivizimi i gjithë strukturave të PD.

Ka qenë një mobilizim i përgjithshëm për të rrëzuar Ramën. PD është fituese më 1200 vota. Sipas projeksioneve, në Laç shkojmë te mbi 3 mijë vota, në Lezhë mbi 2 mijë vota. Praktikisht ne kemi të garantuar mandatin e katërt.

Në rang kombëtar, mendoj se po mashtrohet opinioni publik. Numërimi ka filluar nga zonat, ku ata e dinin që janë të humbur. Ka pasur tentativa shumë të mëdha për abuzime shit-blerje vote.

Jam i bindur që ka qenë gjithë pushteti lokal i angazhuar në shit-blerjen e votës, paratë janë shpërndarë nga zyrat e bashkive.

Jam i bindur se neve na është blerë mandati i pestë. I kemi filmuar duke hyrë e duke dalë, krerët e bashkive ishin shefat e operacioneve të shit-blerjes së votës. Megjithatë paratë që kanë hedhur në fushatë, prapë ne kemi fituar mandatin e katërt.

LAJMI KRYESOR: HAP PAS HAPI/ Numërohen mbi 47.6% e kutive në vend! PS-ja me diferencë të lehtë! PD-LSI në rritje, prijnë në Veri, Tom Doshi ‘lëshon karrigen’ në mënyrë të papritur: KQZ të më zëvendësojë

(F.g/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike mark marku zgjedhjet 25 prill 2021 mark marku zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll

Politike 26 Prill 2021, 14:01

TIRANË– Aktorja e njohur Arjola Demiri ka ndarë një shkrim të gjatë në lidhje me të gjitha komentet që ka marrë për përfshirjen e saj në politikë. Ajo thot...