Politike

‘Akt i ngjashëm me NARCOS’/ Gazetari Bledian Koka: AKSHI mban peng shifrat reale të KQZ, 55% e popullit doli dje në votim

26 Prill 2021, 14:39 Nga DOSJA
‘Akt i ngjashëm me NARCOS’/ Gazetari Bledian Koka: AKSHI mban

TIRANË– Gazetari Bledian Koka ka komentuar zgjedhjet parlamentare në vend. Me anë të një postimi të bërë në ‘Facebook’, ai shkruan se fitorja do të jetë e bukur dhe jo e thellë. Koka shkruan se ditën e djeshme kanë marrë pjesë në votime 55% e shqiptarëve mirëpo kjo nuk iu është bërë e ditur shqiptarëve.

Për këtë gjë, Koka shkruan se ngjason si zgjedhjet presidenciale të Meksikës së Narcos pasi po mbahen peng shifrat reale të KQZ-së.

POSTIMI:

FITORJA nuk do jetë e thellë, por E BUKUR. Shifrat qe shikoni jane deshira e e Edi Rames, por jo vullneti i popullit. 55% e shqiptareve kane votuar dje ndryshimin dhe jo endrren cmendurake te Rames per mandatin e 3-te. Ne nje akt te ngjashem me zgjedhjet presindenciale te Meksikes se NARCOS, AKSHI mban peng shifrat reale KQZ-se dhe prandaj ju sot nuk e dini qe 55 perqind e popullit shqiptare ka dale dje ne zgjedhje. Edi Rama po kontrollon sot numerimin e kutive qe jane te mbushura me votat e blera, per ta na demoralizuar me nje fitore qe nuk e ka. Trendi ne oret ne vazhdim do ti coje gjerat ne vendin qe jane, prandaj komisioneret e opozites jane te thirrur ne kauze mos te lene asnje vote te lire e te ndershme qe ka ndeshkur Edi Ramen, te shkoje dem. Jane ende per tu numeruar 55% e kutive ne te gjithe vendin per tu numeruar, mos harroni. Te gjitha maskaralleqet e Edi Rames per blerjen e procesit kane deshtuar, prandaj sot s’ka vend per trishtim, por vetem per gezimin e triumfit te arsyes se shendoshe qe ka votuar ndryshimin dhe jo nenshtrimin.p.s…jam kaq krenar per shqiptaret e mi.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike bledian koka shqiperia voton 2021 bledian koka shqiperia voton 2021

Sondazh

Poll

Politike 26 Prill 2021, 14:01

TIRANË– Aktorja e njohur Arjola Demiri ka ndarë një shkrim të gjatë në lidhje me të gjitha komentet që ka marrë për përfshirjen e saj në politikë. Ajo thot...

Politike 26 Prill 2021, 13:37

TIRANË– OSBE tha se nuk e di ende se kush fshihet pas skandalit me të dhënat personale që u zbulua nga Lapsi.al.Në një konferencë pas zgjedhjet të 25...