Aktualitet

Kishin kryer 13 vjedhje në Vlorë, arrestohen 3 persona

15 Shkurt 2019, 09:52 Nga DOSJA
Kishin kryer 13 vjedhje në Vlorë, arrestohen 3 persona

VLORË- Policia e Vlorës ka zbuluar 13 vjedhje të ndodhura përgjatë ditëve të fundit në rrejtin e ndriçimit të qytetit.

Sipas një njfotimi për shtyp nga uniformat blu, bëhet me dije se zbulimi i hajdutëve ka ardhur pas shqetësimit të ngritur nga banorët.

Më tej shtohet se “shërbimet e policisë Vlorë pas një pune të mirëorganizuar, bënë identifikimin e presonave, kapjen dhe arrestimin e njërit prej autorëve të dyshuar konkretisht shtetasin L.V, 41 vjeç, proceduan  në gjendje të lirë 36 vjeçarin Z.V për shkak të problemeve shëndetësore, si dhe shpallën në kërkim shtetasin M.M, 43 vjeç, i dyshuar si bashkëautor”.

“Nga hetimet e kryera, ka rezultuar se këta shtetas dyshohet të jenë autorë të 13 vjedhjeve të ndodhura në qytetin e Vlorës, kryesisht në sistemin elektrik dhe hidraulik të qytetit të Vlorës (kabull elektrik, materiale ndërtimore, llampa etj). Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të tyre”, përfundon njoftimi i policisë.

Kujtojmë se  në muajt e fundit në vendin tonë shumë qytete janë ëprfshirë nga një seri vjedhjesh, shumë prej të cilave ende janë pa autorë.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen 3 persona autore te 13 grabitjeve grabitet rrjeti i ndricimit vjedhe ne vlore arrestohen 3 persona autore te 13 grabitjeve grabitet rrjeti i ndricimit vjedhe ne vlore

Sondazh

Poll