Aktualitet

1 rrogë plus/ Shpërblimi për 11 majin acaron policët që përballuan protestat

17 Maj 2019, 12:02 Nga DOSJA
1 rrogë plus/ Shpërblimi për 11 majin acaron policët që

Policia e Shtetit është angazhuar që prej janarit në mbulimin e çdo proteste që është vendosur të organizohet nga opozita e bashkuar.

Gaz, shashka, flakadanë, dhe kapsolla kanë qenë mjetet me të cilat janë përballur policët, ku nuk mungoi në 11 maj, as bombat Molotov.

Por duket se e gjitha ka nisur më 11 maj…

Burime për Dosja.al, bëjnë me dije se një valë pakënaqësie është shënuar në radhët e uniformave blu, pas një vendimi të dyshes Rama-Lleshaj, për të shpërblyer me një rrogë plus të gjithë policët që ishin në punë tek protesta e 11 majit në Tiranë.

Kjo ka sjellë acarimin e policëve të tjerë në komisariatet e Tiranës, të cilët kanë qenë në krye të detyrës në të gjitha protestat e tjera, por për ta nuk është vendosur një shpërblim kaq i majmë.

Zëra nëpër korridoret e Drejtorisë së Policisë qarkullojnë për një tjetër metodë shpërblimi, e cila konsiston në shpërndarjen e këtyre parave, për të gjithë efektivët që kanë mbuluar protestat.

Mbetet për t’u parë çfarë do të ndodhë, në kohën kur opozita edhe më 25 maj, ka paralajmëruar një tjetër protestë. A do të sjellë kjo pakënaqësi ‘demotivimin’ e bluve të Tiranës?

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet protestat e opozites shperblimi per policet protestat e opozites shperblimi per policet

Sondazh

Poll