Zagani nxjerr dëshminë zvicerane dhe ironizon Tahirin: “Kriminel i arratisur”, të fala liderit Saje!
17 Maj 2019, 11:10Nga DOSJA
Tiranë-Dritan Zagani ish-oficeri i policisë, i njohur nga të gjithë si denoncuesi i parë i grupit të Habilajve dhe akuzuesi i ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahirit se ky i fundit bashkëpunonte me bandat e drogës, vazhdon betejën edhe nga Zvicra ku ndodhet në azil.
Zagani ka publikuar një dëshmi penaliteti nga Zvicra ku sipas tij rezulton i pastër nga çdo vepër penale. Dokumentin e ka postuar në Facebook-un e tij për të ironizuar Saimir Tahirin dhe për të dëshmuar pastërtinë nga veprat penale për të cilat akuzohet në Shqipëri.
“Dëshmia e penalitetit për personin në kërkim si “kriminel i arratisur”. Të fala liderit Saje”, shkruan Zagani në Facebook teksa nxjerr edhe dokumentin.
Theksojmë se ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri akuzohet për trafik droge në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Në seancën e fundit ku u vendos se Tahiri do merrej si i pandehur, ish-ministri kërkoi që çështja e tij të kalojë me gjykim i shkurtuar. (lexo këtu)
J.V/Dosja.al
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
Tiranë- Si pjesë e ciklit “Pas Dyerve të Mbyllura”, Citizes Channel publikon histori të grave që kanë qenë viktima të dhunës, duke rrëfyer hapin e guximshëm p...
Tiranë- Nga policia është arrestuar 27-vjeçari me iniciale A.L pasi ishte në kërkim ndërkombëtar për falsifikim pasaportash, vizash. Por ai ishte në heti...
Tiranë- Rrjeti është solidarizuar me vajzën e Dorjan Protoduarit, i cili arrestuar është gjatë një proteste te “Unaza e Re”. Sot vajza e tij Edea mbush 3 vje&c...
TIRANË– Prokuroria ka kërkuar 1 vite e 6 muaj burg për ish-gjyqtarin Admir Thanza, i cili fshehu dënimin për vjedhje në Itali. Thanza akuzohet për fa...
Detaje të reja janë zbuluar për profilin e shqiptarit që u arrestua ditën e sotme në Itali. (Lexo këtu)Mediat italiane shkruajnë se shqiptari kishte një të dash...
Tiranë-Studenti Dardan Almeta foli në studion e lajmeve të Fax News për shoqërimet e herë pas hershme të tij nga policia vetëm se merr pjesë vazhdimisht në prot...
ITALI– Policia italiane ka arrestuar 27-vjeçarin me origjinë shqiptare, të specializuar për vjedhje në shtëpitë luksoze. Bëhet fjalë për të ashtuquajturi...
Greqi- Mikel Kasaj i cili u arratis një vit më parë nga gjykata e Vlorës është vënë në pranga në Greqi. Sipas policisë greke Kasaj është arrestuar në Athine si...
Tiranë- Analisti Fatos Lubonja, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” mbrëmjen e djeshme ka deklaruar për situatën politike në vend se ambasada e SHBA operon...