Aktualitet

Sot 3 vjeç, solidarizohet rrjeti me vajzën e Dorian Protoduarit: Vjedhjen e bën Rama, i ati në burg

17 Maj 2019, 10:01 Nga DOSJA
Sot 3 vjeç, solidarizohet rrjeti me vajzën e Dorian Protoduarit:

Tiranë- Rrjeti është solidarizuar me  vajzën e Dorjan Protoduarit, i cili arrestuar është gjatë një proteste te “Unaza e Re”. Sot vajza e tij Edea mbush 3 vjeç por është e mërzitur pasi nuk ka në krahë babain e saj i cili ndodhet në qeli. Genc Sejko ka bërë një reagim për vajzën, i cili është shpërndarë menjëherë në rrjet.

Dorjan Protoduari dhe shumë banorë të Astrit po kundërshtojnë projektin e “Unazës së Re”, nga ku do të prishen një numër i madh banesash. Banorët hedhin akuza të mëdha ndaj kreut të Bashkisë Erion Veliaj që sipas tyre po zbaton një projekt korruptiv.

Reagimi i Gent Sejkos:

Zoti kryeministër, vajza që shikoni në foto quhet Edea. Ajo mbush sot tre vjeç. Edea nuk mban në fytyrë gëzimin e një fëmije që ka sot ditëlindjen. Kjo pasi Edea, është vajza e Dorian Protoduarit; djaloshit të ri që guxoi të mbronte shtëpinë e tij. Babai i Edeas është në qeli dhe vajza e tij, në vend që të festojë, qan sot në krahët e të jëmës. Edea ka fatin e keq sepse ka lindur në një vend ku vjedhjen e bën ti dhe ministri yt, dhe burgun babai i saj. Trishtimi i vajzës së vogël, një ditë do të kthehet në krenari. Një ndjenjë që ti nuk e ke shijuar kurrë e që për fat të keq nuk do ta shijojnë as fëmijët e tu.

Ndërsa Edeas i them që: ‘babi të do shumë dhe se çdo gjë që bën, e bën për të të siguruar me dinjitet një të ardhme më të mirë për ty’. Edhe 100 princeshe e vogël.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet genc sejko protestat te astiri vajza e dorian protoduarit genc sejko protestat te astiri vajza e dorian protoduarit

Sondazh

Poll