Politike

Gramoz Ruçi voton, mesazhi i tij: Sot politikanët duhet të heshtin! Fituesi duhet të dijë të administrojë fitoren

25 Prill 2021, 06:11 Nga DOSJA
Gramoz Ruçi voton, mesazhi i tij: Sot politikanët duhet të

TIRANË– Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi ka votuar mëngjesin e sotëm në qendrën e votimit në Tiranë te liceu artistik. I pajisur me maskë anti covid, Ruci ka hedhur votën e tij e më pas është larguar nga qendra e votimit.

Pas daljes nga qendra ai është shprehur se sot politikanët duhet të heshtin.

‘Sa keq më vjen që e nisni këtë ditë kështu. Është dita e shqiptarëve, kam bindje se sot do të fitojë qytetaria. Ne politikanët duhet të heshtim. Sot fitojnë vetëm qytetarët shqiptarë, kushdo që mundohet me harbutërinë e tij do të dështojë. Fituesi duhet të dijë të administrojë fitoren dhe humbësi humbjen pa panik.’– tha Ruci.

Shqipëria voton sot! Shqiptarët do t’u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur qeverinë e 4 viteve të ardhshme. Rreth 3 milion e 600 mijë shqiptarë të regjistruar në listat e votuesve do të zgjedhin 140 përfaqësuesit e tyre në Kuvend, kjo pasi përveç subjektit zgjedhor, kanë të drejtë që të zgjedhin edhe kandidatin nga lista. Në këto zgjedhje marrin pjesë 12 parti dhe disa kandidatë të pavarur nga Lëvizja Vetëvendosje.

LAJMI KRYESOR: SHQIPËRIA VOTON! Sot 3.6 mln shqiptarë votojnë 140 ligjvënësit e rinj! PS kërkon ‘histori’ me mandatin e tretë, PD-LSI për rotacion

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike gramoz ruci shqiperia voton 2021 gramoz ruci shqiperia voton 2021

Sondazh

Poll