Politike

Zgjedhjet 2021! Rama dhe Basha sërish ‘përplasje’, votojnë në të njëjtin orar në Tiranë

25 Prill 2021, 05:32 Nga DOSJA
Zgjedhjet 2021! Rama dhe Basha sërish ‘përplasje’,

TIRANË– Kryeministri Edi Rama dhe kryetari i PD-së, Lulzim Basha do të votojnë në orën 09:00.

Basha do të votojë në orën 09.00 në qëndrën e votimit 1929 pranë çerdhes nr.13, Rr. Demir Gashi, Njësia 8. Ndërsa Rama do të votojë në Surrel në orën 09:30.

Kjo përplasje në orare duket e rastësishme mirëpo nuk është hera e parë që ndodh. Kujtojmë se në Elbasan, dy liderët e partive u ndodhën në të njëtin orar në të njëtin vend, që më pas devijoi në konflikte mes mbështetësve të partive.

Shqipëria voton sot! Shqiptarët do t’u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur qeverinë e 4 viteve të ardhshme. Rreth 3 milion e 600 mijë shqiptarë të regjistruar në listat e votuesve do të zgjedhin 140 përfaqësuesit e tyre në Kuvend, kjo pasi përveç subjektit zgjedhor, kanë të drejtë që të zgjedhin edhe kandidatin nga lista. Në këto zgjedhje marrin pjesë 12 parti dhe disa kandidatë të pavarur nga Lëvizja Vetëvendosje.

LAJMI KRYESOR: SHQIPËRIA VOTON! Sot 3.6 mln shqiptarë votojnë 140 ligjvënësit e rinj! PS kërkon ‘histori’ me mandatin e tretë, PD-LSI për rotacion

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama lulzim basha shqiperia voton 2021 edi rama lulzim basha shqiperia voton 2021

Sondazh

Poll