Politike

Të ndarë por me sytë ç’bëhet në qendra votimi! Yuri Kim zbarkon në Shkodër, Soreca ndjek zhvillimet në Elbasan

25 Prill 2021, 06:01 Nga DOSJA
Të ndarë por me sytë ç’bëhet në qendra

TIRANË– Ambasadorët ndërkombëtarë janë shprëndarë në disa prej qarqeve më problematike për të monitoruar nga afër procesin e votimit. Mësohet se ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim do të ndjekë procesin në Shkodër.

Ajo do të shikojë zhvillimet në Qendrën e Votimit “28 Nëntori” dhe në orën 09:00 pritet që të zhvillojë një komunikim për mediat. Ndërsa i dërguari i Bashkimit Europian, Luigi Soreca do të ndjekë zhvillimet në Elbasan, dhe do t’u drejtohet me një mesazh qytetarëve në orën 11:00 nga Elbasani.

Nga ana tjetër, rrjeti ENEMO (Rrjeti Evropian i Organizatave të Monitorimit të Zgjedhjeve), IEOM (Misioni Ndërkombëtar për Vëzhgimin e Zgjedhjeve) do të jenë në terren në qytetin e Elbasanit dhe në Tiranë.

Shqipëria voton sot! Shqiptarët do t’u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur qeverinë e 4 viteve të ardhshme. Rreth 3 milion e 600 mijë shqiptarë të regjistruar në listat e votuesve do të zgjedhin 140 përfaqësuesit e tyre në Kuvend, kjo pasi përveç subjektit zgjedhor, kanë të drejtë që të zgjedhin edhe kandidatin nga lista. Në këto zgjedhje marrin pjesë 12 parti dhe disa kandidatë të pavarur nga Lëvizja Vetëvendosje.

LAJMI KRYESOR: SHQIPËRIA VOTON! Sot 3.6 mln shqiptarë votojnë 140 ligjvënësit e rinj! PS kërkon ‘histori’ me mandatin e tretë, PD-LSI për rotacion

(k.m/dosja.al)

 

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike shqiperia voton 2021 zgjedhjet 25 prill 2021 shqiperia voton 2021 zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll