Politike

Komisioneri i dyshuar me Covid paraqitet në qendrën e votimit në Vlorë, kolegët e detyrojnë të largohet. Nëna e tij e sp

25 Prill 2021, 05:43 Nga DOSJA
Komisioneri i dyshuar me Covid paraqitet në qendrën e votimit në

VLORË– Një ngjarje e çuditshme ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qendrën e votimit në Vlorë. Një komisioner i dyshuar si me COVID është paraqitur në një nga qendrat mirëpo nëna e tij ka paraqitur një dokument që tregon se ai është me virus.

“BalkanWeb”, bën të ditur se komisoneri është paraqitur që në mëngjes herët në Qendrën e Votimit, mirëpo është bërë i mundur largimi i tij pas insistimit të komisionerëve të tjerë.

Komisioneri fillimisht ka refuzuar të largohet, por me insistimin e komisionerëve të tjerë, ai është larguar, ku pritet që të kryejë një tampon e të paraqitet përsëri në QV.

“Qytetarët janë paraqitur që në orët e para të mëngjesit. Kjo është dhe situata e çuditshme, është paraqitur e ëma dhe i ka kërkuar që të largohet, ka paraqitur dhe një dokumentacion që është me COVID.Ai është larguar, me insistimin e të tjerëve, do të kryejë tamponin dhe më pas do të kthehet përsëri në QV. I ka kërkuar vetë familjari që të largohet nga QV”, tha gazetari për ‘News24’.

Shqipëria voton sot! Shqiptarët do t’u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur qeverinë e 4 viteve të ardhshme. Rreth 3 milion e 600 mijë shqiptarë të regjistruar në listat e votuesve do të zgjedhin 140 përfaqësuesit e tyre në Kuvend, kjo pasi përveç subjektit zgjedhor, kanë të drejtë që të zgjedhin edhe kandidatin nga lista. Në këto zgjedhje marrin pjesë 12 parti dhe disa kandidatë të pavarur nga Lëvizja Vetëvendosje.

LAJMI KRYESOR: SHQIPËRIA VOTON! Sot 3.6 mln shqiptarë votojnë 140 ligjvënësit e rinj! PS kërkon ‘histori’ me mandatin e tretë, PD-LSI për rotacion

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike komisioneri ne vlore shqiperia voton 2021 komisioneri ne vlore shqiperia voton 2021

Sondazh

Poll