Politike

Shqipëria VOTON/ Rama: Çdonjëri duhet ta gëzojë i patrazuar të drejtën e votës së lirë e të fshehtë!

25 Prill 2021, 05:22 Nga DOSJA
Shqipëria VOTON/ Rama: Çdonjëri duhet ta gëzojë i

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka ndarë në orët e para të mëngjesit një mesazh për të gjithë qytetarët për zgjedhjet parlamentare. Ai shkruan se çdo njëri nga ne duhet ta gëzojë i patrazuar të drejtën e votës së lirë dhe të fshehtë.

POSTIMI:

Miremengjes, le ta tregojmë sot të gjithë së bashku, se përtej partive e dasive për ne është Shqipëria dhe le t’i shprehim bindjet e ndryshme me votë, por duke e respektuar Shqipërinë me mirësjellje shembullore ndaj njëri-tjetrit, në këtë ditë të shënuar të bashkëjetesës sonë demokratike, ku çdonjëri duhet ta gëzojë i patrazuar të drejtën e votës së lirë e të fshehtë, e prej ku Shqipëria duhet të dalë kryelartë për ne të gjithë.

Shqipëria voton sot! Shqiptarët do t’u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur qeverinë e 4 viteve të ardhshme. Rreth 3 milion e 600 mijë shqiptarë të regjistruar në listat e votuesve do të zgjedhin 140 përfaqësuesit e tyre në Kuvend, kjo pasi përveç subjektit zgjedhor, kanë të drejtë që të zgjedhin edhe kandidatin nga lista. Në këto zgjedhje marrin pjesë 12 parti dhe disa kandidatë të pavarur nga Lëvizja Vetëvendosje.

SHQIPËRIA VOTON! Sot 3.6 mln shqiptarë votojnë 140 ligjvënësit e rinj! PS kërkon ‘histori’ me mandatin e tretë, PD-LSI për rotacion

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama shqiperia voton 2021 edi rama shqiperia voton 2021

Sondazh

Poll