Politike

MBYLLET PROCESI I VOTIMIT/ 3.6 mln shqiptarë “vulosën” 2021! PS kërkoi ‘histori’ me mandatin e tretë, PD-LSI zotohen

25 Prill 2021, 04:47 Nga DOSJA
MBYLLET PROCESI I VOTIMIT/ 3.6 mln shqiptarë “vulosën”

SHQIPËRI- 3.6 milionë shqiptarë patën të drejtën sot për të zgjedhur parlamentin e ri dhe qeverinë që do ti drejtojë për 4 vitet e ardhshme. Procesi i votimit ka nisur që nga ora 7:00 e mëngjesit dhe është mbyllyr në orën 19:00. Për herë në Shqipëri, ky proces zgjedhor sjell identifikimin elektronik si një risi për zgjedhjet shqiptare, që shihet si një shpresë për të mos lejuar votimin abuziv dhe të dyfishtë. Në njësinë 10. në Tiranë është duke u testuar sot edhe votimi elektronik si një projekt pilot për tu zbatuar në zgjedhjet e ardhshme. 

Procesi deri më tani ka ecur mirë dhe pa probleme. Përditësimet e shifrave të votimeve deri në orën 19:00 tregojnë se deri më tani pjesëmarrja në rang vendi është 47.94%. Qarku me pjesëmarrjen më të lartë është Dibra, ndërsa qarku me ritmin më të ulët është Vlora. Megjithatë nuk ka kaluar pa incidente. Aplikacioni i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve është hackeruar, ndaj edhe po shqyrtohen mundësi alternative për përditësimin e të dhënave. Në një konferencë për shtyp, kryekomisioneri Ilirjan Celibashi ka bërë me dije se teknikët e KQZ-së po punojnë për të rimarrë faqen. 

Incidente nuk janë raportuar në qëndrat e votimit, përveçse problemeve me pajisjen që bën të mundur identifikimin elektronik, që në rreth 100 qindra votimi në të gjithë Shqipërinë nga 5199 në total, nuk punojnë.

Politika zgjodhi të votonte që në orët e para të mëngjesit, kur kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi shkoi të votonte pranë ish-bllokut. Një minutë pas saj, u paraqit presidenti Ilir Meta, ndërsa në të njëjtën qendër votoi edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i cili ka edhe shtetësi shqiptare. Lulzim Basha votoi në njësinë 8., i shoqëruar nga një votuese e re, ndërsa Kryeministri Edi Rama ende nuk ka votuar. 

Rreth 3 milion e 600 mijë shqiptarë të regjistruar në listat e votuesve do të zgjedhin 140 përfaqësuesit e tyre në Kuvend, kjo pasi përveç subjektit zgjedhor, kanë të drejtë që të zgjedhin edhe kandidatin nga lista. Në këto zgjedhje marrin pjesë 12 parti dhe disa kandidat të pavarur nga Lëvizja Vetëvendosje. I pavarur kandidon dhe minatori Elton Debreshi.

Partia Socialiste do të kërkojë nga qytetarët një mandat të tretë, që nuk është dhënë asnjëherë në historinë pluraliste të Shqipërisë, ndërsa opozita, e përbërë nga Partia Demokratike, Lëvizja Socialiste për Integrim dhe parti të tjera aleate kërkojnë rotacion.

Sot 5199 QV presin 107 mijë e 024 të rinj që votojnë për herë të parë, ndërkohë që 1,098 persona nuk mund të votojnë për shkak të ligjit të dekriminalizimit. Po ashtu, sot do të mungojë edhe vota e emigrantëve të Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut, të cilët do të duhet të karantinohen me detyrim për dy javë nëse mbërrijnë në vendin tonë. 

(k.m;a.b;f.g;kle.mu/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike shqiperia voton 2021 zgjedhjet 25 prill 2021 shqiperia voton 2021 zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll