Politike

Voton Monika Kryemadhi! Kryetarja e LSI i drejtohet komisionerëve: Ditë të kollajshme!

25 Prill 2021, 05:06 Nga DOSJA
Voton Monika Kryemadhi! Kryetarja e LSI i drejtohet komisionerëve:

TIRANË– Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim ka votuar mëngjesin e sotëm në  Kopështin 31 në Bllok. Pritet që pas saj të votojë dhe presidenti i vendit, Ilir Meta.

‘Ditë të kollajshme dhe mbarësi‘- është shprehur Kryemadhi.

Kryetarja e LSI tha për gazetarët jashtë ambienteve të votimit se fitorja do të jetë e patjetërsueshme.


‘Bëj thirrje për votime të qeta. Iu uroj suksese shumë kandidatëve, e bindur se fitorja do të jetë e patjetërsuesshme.’- tha Kryemadhi.

Shqipëria voton sot! Shqiptarët do t’u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur qeverinë e 4 viteve të ardhshme. Rreth 3 milion e 600 mijë shqiptarë të regjistruar në listat e votuesve do të zgjedhin 140 përfaqësuesit e tyre në Kuvend, kjo pasi përveç subjektit zgjedhor, kanë të drejtë që të zgjedhin edhe kandidatin nga lista. Në këto zgjedhje marrin pjesë 12 parti dhe disa kandidat të pavarur nga Lëvizja Vetëvendosje.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike monika kryemadhi shqiperia voton 2021 monika kryemadhi shqiperia voton 2021

Sondazh

Poll