Politike

FNSH-ja ‘zbarkon’ në Divjakë, kreu i PD-së Korreshi: Po shoqërojnë komisionerët! Enkelejd Alibeaj mbërrin në vendngj

24 Prill 2021, 23:13 Nga DOSJA
FNSH-ja ‘zbarkon’ në Divjakë, kreu i PD-së Korreshi:

DIVJAKË– Kreu i Partisë Demokratike në Lushnje, Saimir Korreshi ka denoncuar Policinë e Shtetit mbrëmjen e sotme, pasi sipas tij po shoqërojnë pa të drejtë komisionerët, kur na ndajnë vetëm pak orë nga nisja e votimit më 25 prill.

Në një dalje LIVE në Facebook ku shihet se janë mbledhur forcat te shumta policie, Korreshi shprehet se shoqërimet janë bërë pa të drejtë nga FNSH-të.

Përshëndetje, jam Saimir Korreshi. Kjo është policia e Shtetit që bën shoqërime të paligjshme tani natën. Bëhen me urdhër të shefit të komisariatit që duhet të ishte arrestuar me kohë,”- thotë Korreshi.

Dosja.al ka mësuar se në Divjakë pas kësaj ngjarjeje ka mbërritur edhe Enkelejd Alibeaj.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike enkelejd alibeaj saimir korreshi zgjedhjet 25 prill 2021 enkelejd alibeaj saimir korreshi zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll