Politike

Kryediplomatja amerikane do të flasë shqip por bëhet lëmsh: Puna e mirë me shokë shumë!

17 Maj 2019, 10:00 Nga DOSJA
Kryediplomatja amerikane do të flasë shqip por bëhet lëmsh:

TIRANË- E ngarkuara me punë e SHBA-ve në ambasadën amerikane në Tiranë, Leyla Moses-Ones, në një deklaratë para medieve, në kuadër të ditës në luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm, tha se Shqipëria është një shembull në këtë aspekt.

Gjatë fjalës së saj të mbajtur në shqip, Moses-Ones u shpreh se për të luftuar ekstremizmin duhet të bashkëpunojnë të gjithë akpoltorët socialë, teksa ka cituar edhe një shprehje në gjuhën shqipe, të cilën e ka ngatërruar: “Punë e mirë me shokë shumë”. Dhe këtu nis ngatërresa, pasi shprehja në shqip është “Trimi i mirë me shokë shumë”. 

“Gjatë programit pilot në shkolla, është rritur ndërgjegjësimi për të shmangur ekstremizmin e dhunshëm. Projekti i parë kundër ekstremizmit u mbajt në Shtëpinë e Bardhë në vitin 2015, ndërsa më vonë një samit për këtë temë u mbajt në Tiranë. Liderët politikë shqiptarë dhe në Ballkan vunë në dukje se ekstremizmi dhe terrorizmi duhet luftuar. Shkolla si një qendër komunitare ka shërbyer për të promovuar paqen dhe jo dhunën. Strategjia ka bërë që edhe aktorët vendas të ndërgjegjësohen për të trajtuar këtë fenomen. Të gjithë aktorët e kuptojnë se parandalimi i ekstremizmit ka një rëndësi të jashtëzakonshme. Në këtë projekt kanë marrë pjesë qytetarë, por edhe organizata fetare. Këto projekte ndihmojnë qytetarët që të mos priren nga dhuna”, u shpreh Leyla Moses-Ones.

Gjatë fjalës së saj, diplomatja amerikane tha se SHBA do të vazhdojë që të mbështesë përpjekjet që ndërtojnë komunitetet, të cilat ofrojnë mundësi për angazhimin e rinisë dhe largimin e tyre nga dhuna.

Të rinjtë tani e kuptojnë se mund të ndikojnë në komunitetin e tyre, Nëse angazhohesh mund të sjellësh ndryshimin. Por ne nuk po iu ndihmojmë vetëm të ndërtoni aftësinë ripërtëritëse të komuniteteve , por ne  edhe o fuqizojmë grate e të rinjtë dhe po fuqizojmë qeverisjen vendore, po i nxisim zërat brenda bashkësive fetare. Ne do të vazhdojmë që të mbështesim përpjekjet që ndërtojnë komunitetet që ofrojnë mundësi për angazhimin e rinistë dhe largimin nga dhuna, si dhe ndihmojnë qytetarët të ndihmojnë për të mirën e përbashkët. Dijeni se ne qëndrojmë krah jush për të trajtuar këtë çështje tejet të rëndësishme”, tha e ngarkuara me punë e SHBA-ve, në ambasadën amerikane në Tiranë.

Kryediplomatja amerikane i bëri këto dekalarata në kuadër të ditës, në luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm, në ambientet e Hotel Sheraton. 

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike leyla moses-ones lufta kunder ekstremizmit leyla moses-ones lufta kunder ekstremizmit

Sondazh

Poll