Aktualitet

“Do të ** nënën, hiqe telefonin”, momenti kur shefi i policisë së Divjakës sulmon aktivisten e PD

24 Prill 2021, 13:12 Nga DOSJA
“Do të ** nënën, hiqe telefonin”, momenti kur shefi i

DIVJAKË– Kanë dalë pamjet nga momenti ku sipas denoncimit, shefi i policisë së Divjakës ka sulmuar brutalisht aktivisten e PD-së, Elsa Bita.

Në videon e siguruar nga Syri.net, dëgjohen të bërtitura dhe të shara, ndërsa personat e përfshirë në konflikt nuk janë identifikuar. 

Bjere këtu telefonin“, dëgjohet teksa bërtet aktivistja Elsa Bita, ndërsa dyshoet se personi që dëgjohet duke sharë është sulmuesi.

Për më shumë ndiqni pamjet:

Ngjarja u raportua mesditen e sotme ku Elsa Bita, aktiviste, kandidate dhe mbështetëse e Partisë Demokratike në Divjakë është rrahur për shkak të denoncimeve kundër PS. Fillimisht ajo denoncoi se është dhunuar nga vëllai i kryebashkiakut të qytetit, Fredi Kokoneshi, ndërsa në një version të dytë, ajo tha se është dhunuar nga shefi i Policisë në Divjakë, Altin Shehu.

Sipas denoncimit, shefi i policisë i ka thyer krahun të resë, e cila ndodhet në spital. Ajo thotë se u dhunua pasi filmoi edhe administratën  duke marrë pjesë në disa takime elektorale.

(kle.mu./Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet dhunohet elsa bita elsa bita dhunohet elsa bita elsa bita

Sondazh

Poll