Aktualitet

Pretendonin se punonjësja e postës po shpërndante para në këmbim të votës, procedohen penalisht pesë simpatizantë të P

24 Prill 2021, 09:19 Nga DOSJA
Pretendonin se punonjësja e postës po shpërndante para në

DIBËR– Pesë simpatizantë të Partisë Demokratike janë proceduar penalisht, pasi kanë ndaluar për kontroll punonjësen e postës në Maqellarë, me pretendimin se po shpërndante para në këmbim të votave.

Sipas policisë, nga verifikimet e kryera nga dhe nga kontrolli i ushtruar i grupit hetimor në automjetin që udhëtonte shtetasja F. M., nuk u gjet asnjë send kompromentues në lidhje me procesin zgjedhor. Policia ka nisur procedimin ndaj simpatizantëve Luan Haka, Arben Strazimiri, Gjergj Muça, Behar Dema dhe Aranit Osmani.

Njoftimi i policisë:

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër, filluan procedimin penal në gjendje të lirë për shtetasit:A. S., Gj. M., L. H., B. D., A. O., banues në Dibër, (simpatizanë të një subjejti politik)Këta shtetas në mënyrë të kundraligjshme, në fshatin Burim, kanë kryer veprime në kundërshtim me ligjin, duke ndaluar dhe kontrolluar një automjet , që udhëtonte shtetasja F. M, punonjëse në Postën e Maqellarës, (me detyrë pagatore shpërndares e pensioneve) në Njësinë Administrative Maqellarë, me pretendimin se kjo shtetase po shpërndante para në këmbim të votave.Nga verifikimet e kryera dhe kontrolli i ushtruar i grupit hetimor dhe shërbimeve të Policisë në automjetin që udhëtonte shtetasja F. M., nuk u gjet asnjë send kompromentues në lidhje me procesin zgjedhor.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Dibër për veprën penale” Kundërshtim i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik”.

(A.B)/Dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet aranit osmani arben strazimiri behar dema gjergj muca luan haka procedohen simpatizantet e pd zgjedhjet 25 prill 2021 aranit osmani arben strazimiri behar dema gjergj muca luan haka procedohen simpatizantet e pd zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll

Aktualitet 24 Prill 2021, 07:38

Kthesë apo vazhdimësi? – Shqipëria voton

30 vjet pas zgjedhjeve të para pluraliste dita e zgjedhjeve në Shqipëri ende nuk është një ditë normale, mijëra policë do e sigurojnë mbarëvajtjen e tyre. Polar...